TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • NJOFTIM PËR SHTYP
12/05/2025
0
Thursday, 02 May 2019 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje, Zgjedhje te Lira dhe te Ndershme - Deklarata & Njoftime
NJOFTIM PËR SHTYP

Në 15 ditëshin e dytë të muajit Mars 2019, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) u sinjalizua se në qytetin e Tiranë, Njësitë e qeverisjes vendore nuk u kishin bërë asnjë njoftim me shkrim zgjedhësve në banesat e tyre, se në cilën qendër votimi do të votojnë në datë 30 Qershor 2019 dhe në cilin numër rendor të listave të zgjedhësve figuron emri i tyre.

Mbështetur në këto sinjalizime, KShH duke patur parasysh se për njoftimin e mësipërm neni 52 i Kodit Zgjedhor ngarkonte kryetarët e njësive të qeverisjes vendore, në ditët e para të muajit Prill 2019 ndërmori një monitorim për të konstatuar në vend vërtetësinë e këtyre sinjalizimeve.

Për këtë, u mor takim me një numër të konsiderueshëm banorësh (zgjedhësish) në juridiksionin e njësive përkatëse të qeverisjes vendore, si dhe me kryetarët e këtyre njësive të qeverisjes vendore, që pretenduan se njoftimi në banesa nuk ishte bërë sepse nuk dispononin fondin e nevojshëm.

Me akordimin e këtij fondi, sipas nenit të mësipërm të Kodit Zgjedhor, ngarkohet Ministria e Brendshme. Prandaj, për rezultatet e këtij vëzhgimi KShH me Shkresën nr. 259 prot., datë 17.04.2019 njoftoi Ministrinë e Brendshme.

KShH po në muajin Prill 2019 e shtriu këtë vëzhgim edhe në 7 qytete të tjera të vendit, përkatësisht në Fier, Korçë, Gjirokastër, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër dhe rezulton e njëjta gjendje. Njoftimi me shkrim i zgjedhësve në banesa nuk është realizuar, ndërsa pretendimi i kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore si dhe koordinatorëve të autorizuar për administrimin e procesit zgjedhor në nivel vendor ishte i njëjtë. Ata u shprehën se për këtë dispononin fondin e nevojshëm.

Njoftimi i zgjedhësve, sipas Kodit Zgjedhor, duhej bërë brenda 60 ditëve nga publikimi i ekstraktit të parë të përbërësve zgjedhorë, dmth. brenda datës 5 Shkurt 2019.

Pavarësisht se dispozita e mësipërme e Kodit Zgjedhor nuk është zbatuar, KShH i sugjeron Ministrisë së Brendshme që në kuadrin e transparencës të informojë nëse pengesa për mosnjoftimin e zgjedhësve në banesat e tyre ka ardhur si pasojë e mos akordimit të fondit, apo për shkak të neglizhencës nga ana e kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore.

Por pavarësisht nga kjo, KShH mendon dhe sugjeron se nuk do të kishte asnjë ndalesë apo pengesë ligjore nëse njoftimi në banesa i zgjedhësve të bëhej edhe gjatë muajve Maj – Qershor të këtij viti, madje edhe pas publikimit të listave përfundimtare të zgjedhësve, sepse zgjedhësi në rast se emri i tij nuk do të figuronte në listën përkatëse të qendrës së votimit, ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës deri në 24 orë para datës së zgjedhjeve.

Kjo deklaratë për shtyp është publikuar me mbështetjen financiare të Republikës Federale Gjermane. Zbatimi i këtij projekti po realizohet nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Përmbajtja e kesaj deklarate për shtyp është përgjegjësi vetëm e Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe në asnjë rrethanë nuk mund të reflektojë pozicionin e Republikës Federale Gjermane.

  • Tweet

What you can read next

THIRRJE PËR APLIKIM
Të njohim Kodin Penal
NJOFTIM PËR SHTYP

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...
  • DEKLARATË PËR SHTYP – Të hetohet me përparësi dhe seriozitet dhuna fizike e ushtruar ndaj të miturit të shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.1 (Tiranë)

    Në 17.04.2025, shtetasit O.Z dhe E.G, banues në...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit