TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • NJOFTIM PËR SHTYP
13/05/2025
0
Wednesday, 13 May 2020 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
NJOFTIM PËR SHTYP

Tubimi dhe Liria e Organizimit e drejtë themelore – Të rishikohet akti normativ nr.3, dt. 15.03.2020

Sipas Kushtetutës, ligjit tonë për tubimet dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ), si dhe dokumentave të tjera ndërkombëtare, liria e organizimit dhe tubimet paqësore janë e drejtë themelore e njeriut.

Në nenin 11 të KEDNJ paraqiten gjithashtu edhe kufizimet për ushtrimin e kësaj të drejte, e cila nuk mund t’u nënshtrohet kufizimeve të tjera përveç atyre që parashikohen me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për ruajtjen e shëndetit ose të moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve.

Duke marrë shkas nga tubimet që janë zhvilluar këto ditët e fundit në vendin tonë, KShH e shikon të nevojshme të parashtrojë objeksionet e mëposhtme:

KShH edhe më parë është shprehur në mbështetje të masave parandaluese që janë marrë e që janë në vazhdim me synim mospërhapjen e Covid 19. Megjithëkëtë, KShH mendon se, edhe në situatën e pandemisë që po kalojmë, tubimet (veç rasteve të parashikuarë në ligj), nuk duhet të kufizohen dhe aq më tepër të ndalohet ushtrimi i kësaj të drejtë. Kjo nuk do të thotë të mos respektohen masat përkatëse kufizuese, siç janë distancimi fizik i protestuesve, përdorimi i mjeteve mbrojtëse prej tyre, etj.

Në vlerësimin e KShH-së, ka vend të rishikohet formulimi në aktin normativ nr.3, të datës 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, miratuar me ligjin nr. 24/2020. Në këtë dispozitë parashikohet se subjektet apo individët që organizojnë zhvillimin e aktiviteteve publike dhe jopublike, si aktivitete sportive, kulturore dhe konferenca, apo grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura, si koncerte, tubime dhe dëgjesa publike, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për organizatorët dhe ndalimin e aktivitetit. KShH vëren se bazuar edhe në praktikat e vendeve të tjera demokratike të Evropës, ku janë lejuar tubimet që respektojnë distancimin fizik dhe me masa mbrojtjese, kjo dispozitë vlen të rishikohet për të evituar interpretimet e ndryshme dhe subjektive dhe për të garantuar të drejtën themelore të tubimit dhe lirinë e organizimit ndaj çdo qytetari që respekton masat mbrojtëse.

Në përfundim, KShH sugjeron që në mbështetje të ligjit, organet e policisë, kur është e nevojshme ndërhyrja në tubime ose kufizimi i tyre, të jenë të motivuara dhe të veprojnë në mënyrë proporcionale.

  • Tweet

What you can read next

Njoftim për shtyp – Rritja e kriminalitetit
KËRKESË PËR OFERTË SUBJEKT TREGTAR PËR ORGANIZMIN E EVENTIT KONFERENCË RAJONALE
KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT RESTORANT PËR OFRIMIN E DREKËS PËR +/- 20 PERSONA, PJESË E STAFIT INSTITUCIONAL TË IEVP PEQIN

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit