TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • NJOFTIM PËR SHTYP
05/05/2025
0
Thursday, 16 December 2021 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp
NJOFTIM PËR SHTYP

Shteti Shqiptar pranon në Gjykatën e Strasburgut trajtimin ç’njerëzor dhe degradues ndaj të dënuarit dhe zotohet t’i ofrojë shërbim adekuat mjekësor si dhe t’i paguajë 13,000 Euro për dëmin (material dhe jo material) të shkaktuar

Pas një beteje gjyqësore rreth 10 vjeçare në gjykatat vendase, me përfaqësimin ligjor te Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH), shtetasi Fotaq Zaharia ju drejtua Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Ky shtetas, për shkak të mosgarantimit të gamës së nevojshme të pajisjeve/materialeve mjekësore nga autoritetet shqiptare, prej më shumë se një dekade është në pritje për t’ju nënshtruar një operacioni kirurgjikal. Mungesa e kësaj ndërhyrje e ka përkeqësuar gjendjen e tij shëndetësore, duke i shkaktuar komplikacione të rënda shëndetësore dhe duke e vendosur atë në kushtet e trajtimit ç’njerëzor dhe degradues në sistemin tonë të burgjeve.

I dënuari Fotaq Zaharia i është nënshtruar fillimisht konsultës mjekësore të zgjeruar, 10 vite më parë, në dt. 08.03.2011, të zhvilluar në Spitalin Ortopedik (ushtarak) ku rasti i tij është gjykuar i komplikuar dhe se kishte nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale me materiale specifike. Nga konsulta e dt. 17.02.2014 zhvilluar nga 12 mjekë specialistë të shërbimit universitar ortopedi traumatologji, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, u propozua se “Për të realizuar interventin kirurgjikal, janë të nevojshme një sërë pajisjesh materialesh, instrumentash dhe opsionesh kirurgjikale të cilat janë përshkruar me detaje në dt. 08.03.2011”.

Shkelja e të drejtave dhe lirive themelore të të dënuarit Fotaq Zaharia është konstatuar fillimisht nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë në një vendim të vitit 2015, por në mënyrë të veçantë është arsyetuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare, e cila në vitin 2016 konstaton se “nuk është dhënë asnjë informacion nëse materialet mjekësore të nevojshme janë gjetur tashme dhe nëse konkluzioni i mjekëve për moskthimin e funksionit normal të këmbës lidhet me mungesën e tyre apo me llojin e problemit shëndetësor të konstatuar’. “Në rastin konkret, edhe pse institucionet përgjegjëse për ekzekutimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë e kanë njohur detyrimin dhe kanë marrë disa masa për ekzekutimin e tij, ato nuk rezultojnë të kenë qenë efektive”.

KShH ka ngritur në mënyrë të vazhdueshme shqetësimin se, aplikanti nuk ka patur asnjëherë informacion për ato pajisje që nuk mund të siguroheshin (pra që nuk administroheshin nga shteti), cilat ishin arsyet e mosgarantimit të tyre dhe se të drejtat e tij si pacient dhe njëkohësisht i dënuar në sistemin penitenciar po cenoheshin rëndë. Në kërkesën drejtuar GJEDNJ, kërkuesi pretendoi cënim të nenit 3 (ndalimi absolut i torturës), nenit 13 (e drejta për zgjidhje efektive) dhe nenit 14 (ndalimi i diskriminimit) të Koventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Përfaqësimi i kësaj çështje është realizuar në sajë të kontributit dhe ekspertizës së ekipit ligjor, mjeko-ligjorë dhe avokatëve te Komitetit Shqiptar te Helsinkit, si dhe me mbështetjen financiare të organizatave partnere, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Civil Rights Defenders.

Me vendimin e dt. 9 Dhjetor 2021, Komiteti me tre gjyqtarë i Gjykatës së Strasburgut vendosi të ç’regjistrojë kërkesën e ankuesit pasi ka pranuar deklaratën e njëanshme të Qeverisë Shqiptare (shih vendimmarrjen e gjykatës në këtë lidhje  https://hudoc.echr.coe.int/eng#{%22itemid%22:[%22001-214319%22]}).

Në këtë deklaratë të njëanshme, Qeveria Shqiptare shpreh keqardhjen që kërkuesi i është nënshtruar një trajtimi çnjerëzor dhe poshtërues, në kundërshtim me nenin 3 të Konventës, duke u zotuar ndër të tjerash se:

“Autoritetet, marrin përsipër që kërkuesi të ekzaminohet nga një ekip mjekësh specialistë, brenda tre muajve nga data e njoftimit të vendimit të Gjykatës Evropiane, me qëllim rivlerësimin e gjendjes aktuale shëndetësore të tij dhe dhënien e rekomandimit, për ndërhyrjet kirurgjikale që mund të përmirësojnë gjendjen e tij shëndetësore. Në përputhje me ligjin dhe procedurat e brendshme, aplikantit do t’i ofrohet mundësia të caktojë një mjek të zgjedhur prej tij për t’u bërë anëtar i ekipit të mjekëve specialistë.

Autoritetet marrin përsipër të informojnë pa vonesë aplikantin për çdo rekomandim dhe përfundim që do të bëhet nga ekipi i mjekëve specialistë dhe t’i përgjigjet çdo pyetjeje të tij në lidhje me ndërhyrjen kirurgjikale të propozuar.

Në varësi të sigurimit të prokurimit të çdo medikamenti dhe/ose pajisjeje mjekësore, si dhe pëlqimit me shkrim të aplikantit për çdo ndërhyrje kirurgjikale, autoritetet marrin përsipër të zbatojnë, brenda tre muajve nga ky vendim, rekomandimet që do të bëhen nga ekipi i mjekëve specialistë, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, kryerjen e çdo ndërhyrjeje kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës [Qendrën e Traumës] ose një spital tjetër civil ekuivalent shtetëror, me të njëjtat kushte si ato të vëna në dispozicion ndaj publikut të gjerë dhe që mbulohen nga sistemi i kujdesit shëndetësor publik shqiptar.

Autoritetet marrin përsipër të sigurojnë aksesin e aplikantit dhe përfaqësuesit të tij ligjor në dosjen mjekësore në përputhje me legjislacionin dhe procedurat e brendshme.

Qeveria deklaron se është e gatshme të paguajë 13,000 euro (trembëdhjetë mijë euro) për të mbuluar çdo dëm material dhe jomaterial, si dhe 2,000 euro (dy mijë euro) për të mbuluar të gjitha shpenzimet plus çdo taksë që mund t’i ngarkohet aplikantit. Në rast të dështimit të pagesës së këtyre shumave brenda periudhës tre mujore në fjalë, qeveria merr përsipër të paguajë interes të thjeshtë për to.”

GJEDNJ thekson se, nëse qeveria nuk përmbush zotimet e bëra në deklaratën e saj të njëanshme, kërkesa e aplikantit mund të rikthehet në listën e çështjeve të Gjykatës në përputhje me nenin 37, paragrafi 2 i Konventës, duke marrë si referencë çështjen Josipovic kundër Serbisë (4 mars 2008).

 

 

  • Tweet

What you can read next

KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT TREGTAR NË GOLEM/ DURRËS QË OFRON AKOMODIMIN, SALLË PËR MBLEDHJE DHE VAKTET FULL-BOARD PËR 24 PJESËMARRËS PËR 3 NETË (CHECK IN DT. 18 NËNTOR DHE CHECK OUT 21 NËNTOR)
NJOFTIM
DISA MENDIME DHE SUGJERIME TË KOMITETIT SHQIPTAR TË HELSINKIT PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 49/2012 “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATAVE ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE”, I NDRYSHUAR

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...
  • DEKLARATË PËR SHTYP – Të hetohet me përparësi dhe seriozitet dhuna fizike e ushtruar ndaj të miturit të shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.1 (Tiranë)

    Në 17.04.2025, shtetasit O.Z dhe E.G, banues në...
  • THIRRJE PËR INTERNSHIP (PRAKTIKË PROFESIONALE)

    Thirrje Për Dy-Tre Praktikantë Komiteti Shqipta...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit