TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • NJOFTIM PËR SHTYP – KANDIDATËT PËR ZGJEDHJET E PJESSHME NË 6 BASHKITË E VENDIT TË MOS JENË PRODUKT I MONOPOLIT APO KLIENTELIZMIT PARTIAK
13/05/2025
0
Wednesday, 26 January 2022 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
NJOFTIM PËR SHTYP – KANDIDATËT PËR ZGJEDHJET E PJESSHME NË 6 BASHKITË E VENDIT TË MOS JENË PRODUKT I MONOPOLIT APO KLIENTELIZMIT PARTIAK

Bazuar në dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në datën 6 Mars 2022 zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore për Kryetar Bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) vlerëson nismën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në drejtim të shpejtësisë së masave të marra sidomos për caktimin e afateve që duhen respektuar në zbatimin e dispozitave përkatëse të Kodit Zgjedhor. Procedurat e miratuara nga KQZ kemi mendimin se ato janë plotësisht të realizueshme nëse do të ekzistojë vullneti i palëve pjesëmarrëse në këto zgjedhje.

KShH duke patur parasysh përvojën tonë të monitorimit të zgjedhjeve të mëparshme e sheh të nevojshëm jo vetëm të sugjerojë, por edhe t’u bëjë thirrje partive politike (subjekteve zgjedhore) në koalicion ose jo, si dhe grupit të zgjedhësve që kanë të drejtë të propozojnë një kandidat të pavarur për Kryetar Bashkie, të kenë parasysh integritetin moral dhe politik të kandidatit dhe besueshmërinë e tij/saj në publik. Për këtë është e nevojshme të zbatohet me kujdesin e duhur legjislacioni në fuqi për të verifikuar figurën aktuale dhe të kaluarën e tyre. Drejtuesit e partive politike (subjekteve zgjedhore) si dhe komunitetet nismëtarë, të ngarkuar për mbledhjen e firmave për kandidatin e pavarur më paraqitjen e dokumentacionit përkatës të kenë parasysh nenin 67 të Kodit Zgjedhor, ku bëhet fjalë për listën e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive, si dhe nenin 70 të Kodit Zgjedhor përsa i përket kandidaturave të propozuara nga zgjedhësit.

KShH sugjeron që këshillimi me elektoratin për cilësitë dhe besueshmërinë e figurës së kandidatit për Kryetar Bashkie duhet të konsiderohet si element i domosdoshëm. Në këtë drejtim, mendojmë se duhej shmangur çdo veprim formal që mund të reflektonte negativisht pas zgjedhjes së tyre. Procesi për zgjedhjen e kandidatëve duhet të shoqërohet me standartet dhe modelet pozitive të demokratizimit të brëndshëm të partive politike dhe të mos jetë produkt i vendimeve të njëanshme, apo me natyrë klienteliste.

KShH e shikon të nevojshme të theksojë se pavarësisht se zgjedhjet e 6 Marsit janë të pjesshme dhe të vonuara, kërkohet që ato të jenë të drejta dhe të ndershme, në respektim të standardeve që kërkohen. KShH e sheh gjithashtu të nevojshme t’i sugjerojë KQZ-së që të ndërhyjë në kohën e duhur për të parandaluar çdo cënim të dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe udhëzimeve të tij.

  • Tweet

What you can read next

REPORT ON THE FINDINGS OF THE MONITORING OF COURTROOM AND DIGITAL AUDIO RECORDING SYSTEM USAGE IN COURTS
GJYKATA KUSHTETUESE SHFUQIZON PJESËRISHT DISA PREJ DISPOZITAVE TË LIGJIT NR. 80/2021 “PËR REGJISTRIMIN E ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE”
KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT TREGTAR PËR ORGANIZMIN E NJË KONFERENCË ME RASTIN E 31 VJETORIT TË KSHH

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit