TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Përshëndesim vendimin e Komisionerit për cënimin e së drejtës për njoftim dhe konsultim publik
13/05/2025
0
Friday, 23 June 2017 / Published in 0 - Lajme, Mireqeverisja - Nderhyrje Institucionale

Përshëndesim vendimin e Komisionerit për cënimin e së drejtës për njoftim dhe konsultim publik

Në vijim të krijimit dhe konsolidimit të praktikave për përfaqësimin e rasteve të cënimit të së drejtës për njoftim dhe konsultim publik, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka vënë në lëvizje Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Komisioneri) për një tjetër projektakt të miratuar nga Këshilli i Ministrave.

KShH paraqiti një ankesë tek Komisioneri për mosrespektimin e së drejtës për njoftim dhe konsultim publik për projektligjin “Për strehimin social”. Nisma për hartimin e këtij ligji u ndërmor nga Ministria e Zhvillimit Urban, e cila zhvilloi një proces konsultimi, i cili nuk ishte në zbatim të detyrimeve të parashikuara në ligjin nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”. Në këtë vendim të radhës, Komisioneri i jep prioritet, publikimit të projektaktit në regjistrin Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike, si masë parësore për realizimin e një njoftimi dhe konsultimi efektiv. Mosrespektimi i kësaj mase prioritare nga Ministria e Zhvillimit Urban për projektligjin “Për strehimin social”, është vlerësuar nga Komisioneri, në shkelje të nenit 6 të ligjit nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.

KShH i bën thirrje të gjitha grupeve të interesit t’i drejtohen Komisionerit, në rast se e drejta e tyre për njoftim dhe konsultim publik do të cënohet. Në këtë mënyrë do të rritet efikasiteti për zbatimin e këtij ligji shumë të rëndësishëm për procesin e konsultimit.

KShH falënderon Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), për mbështetjen financiare të nismës “Për një transparencë dhe pjesëmarrje më të lartë të grupeve të interesit në proceset politikbërëse dhe vendimmarrëse të organeve publike”.

  • Tweet

What you can read next

KËRKESË PËR OFERTË PËR PËRZGJEDHJEN E NJË SUBJEKTI TREGTAR I CILI OFRON QIRA SALLE PËR ½ DITE, COFFE BREAK DHE DREKË PËR 16 PERSONA
Vlerat, kompleksiteti dhe sfidat e procesit të vettingut në Shqipëri
Subjektet Zgjedhore të mos kufizojnë mbulimin mediatik për zgjedhjet e qeverisjes vendore të dt.14 Maj 2023, në respekt të pavarësisë editoriale të mediave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit