Mbështetje institucionale, financuar nga OSI Budapest

Qershor 2016 – Maj 2018

Qëllimi dhe Objektivat e Projektit: Projekti i Mbështetjes Institucionale ka si qëllim, monitorimin dhe advokimin për përmirësimin e drejtësisë penale në vend, me fokus ndalimin e torturës, trajtimit çnjerëzor dhe degradues, aplikimin e masës së sigurimit “arrest në burg” si masë e fundit, rritjen e aksesit në drejtësi, uljen e mbipopullimit në sistemin penitenciar, trajtimin human në institucionet e mbyllura të personave të privuar nga liria, etj

Në kuadër të këtij projekti KShH ka ofruar oponencën ligjore për projektligje te lidhura me drejtësinë penale në kuadër të reformës në drejtësi (Kodi Penal, Kodi për Drejtësinë Penale për të Miturit, Kodi i Procedurës Penale, Ligji Anti-Mafia, etj) dhe ka kryer monitorimimin e Komisariateve të Policisë, me fokus të veçantë të drejtën për liri dhe siguri si dhe ndalimin torturës, trajtimit çnjerëzor dhe degradues. Janë realizuar gjithashtu dhe monitorimi i 400 seancave gjyqësore dhe studimi i 1800 vendimeve gjyqësore për masat e sigurimit personal në gjykatat e rretheve gjyqësore Tiranë dhe Durrës, evidentoi një përdorim tepër të lartë të masës së sigurimit “Arrest në burg”. Nga studimi u vu re se arresti në burg zbatohet në përqindje të lartë edhe kur të ndaluarit akuzohen për vepra penale që nuk paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore, ndaj të ndaluarve të mitur, të rinjve të moshës 18-21 vjeç dhe ndaj grave. Në kuadër të këtij projekti, KShH ka monitoruar Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare të 25 qershorit 2017 dhe në Korrik 2017 ka publikuar Raportin , lidhur me gjetjet dhe rekomandimet përkatëse

  • CATEGORY
  • TAGS