MBËSHTETJE PËR MEDIAN E PAVARUR NË SHQIPËRI

Qëllimi dhe objektivat e projektit: Ky projekt synon të kontribojë në rritjen e standardeve të integritetit tek aktorët e medias, përmirësimin e edukimit ligjor dhe mbrojtjen e të drejtave të punës së gazetarëve me fokus të veçantë tek gratë në gazetari.

Përmes workshop-eve me gazetarët, sesioneve informuese me studentë të gazetarisë në qytete te ndryshme të vendit, intervistave, fokus grupeve të realizuara me gazetarë si edhe tryezave të konsultimit me grupe interesi është arritur rritja e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e të drejtave të punës së gazetarëve, rritja e raportimit të rasteve të shkeljes së të drejtave dhe ndjekja në gjykatat e shkallës së parë. Në kuadër të kësaj nisme mbështetur nga Ambaada Britanike dhe USAID përmes projektit Justice for All, është publikuar botimi i dytë i udhëzuesit për “Mbrojtjen e të drejtave të gazezetarëve në vendin e punës” i cili do t’ju vijë në ndihmë të gjithë gazetarëve dhe studentëve të gazetarisë.

  • YEAR Korrik 2019 – Mars 2020
  • CATEGORY
  • TAGS