Për një transparencë dhe pjesëmarrje më të lartë të grupeve të interesit në proceset politikbërëse dhe vendimmarrëse të organeve publike

Korrik 2016 –Shkurt 2017

KShH  gjatë këtij vitit 2016,  po kontribuon në drejtim të rritjes së presionit pozitiv dhe njohjes së grupeve të interesit për një zbatim efektiv të ligjit “Për njoftimin dhe konsultimin publik”. Qëllimi i këtij projekti është nxitja e transparencës së organeve publike në procesin vendimmarrës të projekt-akteve, në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga ligji nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.

Objektivat specifikë të projektit janë:

Ndërgjegjësimi i grupeve të interesit lidhur me standardet e reja ligjore për njoftimin dhe konsultimin publik të projekt-akteve dhe rëndësinë e ushtrimit të instrumenteve të transparencës në Qeverisje, në përputhje me ligjin nr. 146/2014;

Rritja e kapaciteteve të grupeve të interesit për të ndjekur raste konkrete nismash ligjvënëse përmes adresimit të rekomandimeve dhe sugjerimeve në procesin e njoftimit dhe konsultimit publik të projekt-akteve, në përputhje me fushën e veprimtarisë së tyre;

Nxitja e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së organeve publike, për një njohje dhe zbatueshmëri më të lartë të ligjit nr. 146/2014;

Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional për njoftimin dhe konsultimin publik në përputhje me standardet më të mira dhe praktikat pozitive.

Nga monitorimi i shtrirë në 19 Ministri dhe forumet e zhvilluara me përfaqësues të grupeve të biznesit dhe të medias, rezulton se konsultimi i projekt-akteve, projekt strategjive dhe politikave që kanë interes publik, nuk bëhet në përputhje me procedurat dhe afatet dhe në të shumtën e rasteve ky monitorim është krejtësisht formal dhe nuk ka për qëllim të marrë dhe reflektojë ide apo sugjerime të vlefshme.

  • CATEGORY
  • TAGS