Për të rritur pavarësinë, llogaridhënien, transparencën dhe efikasitetin e Institucioneve të Reja të Qeverisjes së Drejtësisë, financuar nga Save the Children

Duke u udhëhequr nga misioni i KShH-së, nisma jonë do të konsistojë në monitorimin e ngritjes, organizimit dhe funksionimit të institucioneve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë dhe në mënyrë të veçantë të dy Këshillave, atij të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë. Në fokus të nismës së KShH-së do të jetë transparenca karshi publikut, përgjegjshmëria, efikasiteti, cilësia në vendimmarrje e këtyre organeve kolegjiale sidomos ushtrimi i kompetencave të tyre lidhur me statusin dhe karrierën e gjyqtarëve dhe të prokurorëve, etj.

Gjetjet dhe përfundimet nga monitorimi i KSHH-së do të vihen në dispozicion të institucioneve përgjegjëse të drejtësisë si dhe misioneve ndërkombëtare të asistencës në vendin tonë. Sipas rëndësisë së tyre, ato do t’u komunikohen në mënyrë periodike medias dhe publikut, me qëllim që ky proces të jetë sa më transparent në sytë e qytetarëve, të cilët kërkojnë të rifitojnë besimin e humbur në organet e pavarura të drejtësisë.

Prill 2018-Mars 2019

Objektivat e këtij projekti janë:

  1. Inkurajimi i pavarësisë, transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies së organeve të reja të ngarkuara me kompetencat për qeverisjen dhe vetë-rregullimin e statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
  2. Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional për procesin e themelimit dhe funksionimit të këshillave në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut;
  3. Rritja e ndjeshmërisë qytetare dhe përfshirje më e madhe e publikut, mediave dhe organizatave të shoqërisë civile në procesin e themelimit dhe funksionimit të HJC dhe HPC.
  • CATEGORY
  • TAGS