Për të rritur transparencën, gjithë përfshirjen dhe përgjegjshmërinë në procesin e vettingut, financuar nga OSFA

Korrik 2017 – Qershor 2018

Qëllimi dhe Objektivat e Projektit:

Qëllimi i këtij projekti është të rrisë transparencën, gjithë përfshirjen dhe përgjegjshmërinë gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Objektivat specifikë të projektit janë:

  1. a)Nxitja e transparencës dhe llogaridhënies së organeve të vettingut;
  2. b)Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional për procesin e vettingut në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut;
  3. c)Rritja e ndjeshmërisë qytetare dhe përfshirje më e lartë e publikut, medias dhe shoqërisë civile në procesin e vettingut.

Në bashkëpunim me Shoqatën e Prokurorëve të Serbisë (PAS) dhe ekspertë ndërkombëtar, KSHH ka zhvilluar një metodologji profesionale për monitorimin e procesit të Vettingut. Janë përzgjedhur 8 (tetë) ekspertë juristë vendas të kualifikuar, të specializuar kryesisht në të drejtën administrative dhe kapacitetet e tyre janë ngritur, për të monitoruar fazat e ndryshme të procesit të vettingut. Një video ndërgjegjësuese u realizua në lidhje me organet e vettingut, si dhe me orientimin e adresimit të fakteve dhe të dhënave që përbëjnë prova në procesin e vettingut. Janë realizuar intervista televizive dhe artikuj të shumtë në kuadër të ndërgjegjësimit dhe informimit të publikut mbi ecurinë e procesit të vettingut

Komiteti i Helsinkit tashmë ka publikuar gjetjet kryesore të procesit të monitormit të procesit te vetingut bazuar në procesin e monitorimit të seancave  në muajin qershor 2018.

  • CATEGORY
  • TAGS