Për të rritur transparencën, gjithëpërfshirjen dhe përgjegjshmërinë në procesin e vettingut – 2, financuar nga OSFA

Qëllimi i këtij projekti është të rrisë transparencën, gjithëpërfshirjen dhe përgjegjshmërinë gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. KShH do vijojë të ndjekë betejat ligjore të nisura me organet ndihmëse për më shumë transparencë si dhe do të ndërmarrë beteja të reja ligjore ndaj çdo institucioni të ngarkuar me përgjegjësi direkte ose të tërthortë në procesin e vettingut, që nuk zbaton kërkesat për dhënien e informacionit që ka interes për publikun.

Korrik 2018 – Qershor 2019

Objektivat specifikë të projektit janë:

  1.  Nxitja e transparencës dhe llogaridhënies së organeve të ngarkuara me kompetenca për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
  2. Rritja e mobilizimit të publikut, medias dhe shoqërisë civile në procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
  • CATEGORY
  • TAGS