“Përmirësimi i Debatit mbi Politikat dhe Llogaridhënien në përmbushje të kritereve të Grupit të Parë të Kapitujve Negociues”

Donator: Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë.

Kohëzgjatja: Qershor 2021-Dhjetor 2023

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti konsiston në ofrimin e mbështetjes nga ana e organizatave të shoqërisë civile për të mbështetur negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, në lidhje me kapitujt themeltarë të parë, nëpërmjet përmirësimit të debatit mbi politikat dhe forcimit të llogaridhënies dhe rolit të OSHC-ve në këtë proces.

 Objektivat specifikë janë:

  1. Mbështetja e institucioneve publike të përfshira në negociatat e BE-së në kapitullin e parë përmes ofrimit të ekspertizës dhe advokimit;
  2. Forcimi i përgjegjshmërisë së institucioneve publike të angazhuara në procesin e negociatave të BE-së për të kontribuar në të drejtat themeltare, si dhe në ritmin e përgjithshëm të negociatave;
  3. Forcimi i njohurive dhe përfshirja e komunitetit profesional, palëve të interesuara dhe publikut në proceset dhe rezultatet që kanë të bëjnë me negociatat e Grupit të parë të BE-së.
  4. Forcimi i rolit të përgjithshëm dhe vizibilitetit të OSHC-ve vendase në negociatat me BE-në.

Gjatë zbatimit të këtij projekti KShH synon të arrijë këto rezultate:

  1. Publikimi i 6 dokumentave politikë dhe pozicional që do të trajtojnë tematika relevante të lidhura më procesin e integrimit në BE të Shqipërisë;
  2. 6 tryeza të rrumbullakëta me aktorë të interesuar për konsultimin e 6 dokumentave të prodhuar;
  3. Pjesëmarrja në 6 takime të përbashkëta mes organizatave partnere në platformën e negociatave të BE-së për grupin e parë të kapitujve dhe institucioneve relevante;
  • CATEGORY
  • TAGS