Promovimi i aktivizimit dhe pjesëmarrjes së publikut dhe shoqërisë civile në Reformën e Sistemit të Drejtësisë

Shtator 2016 – mars 2017

Komiteti Shqiptar i Helsinkit gjatë vitit 2016 ka qenë aktiv në dhënien e kontributit për projektligje të rëndësishme, gjatë fazës së shqyrtimit të tyre nga Komisionet Parlamentare, me fokus të veçantë Reformën në Drejtësi. KShH po vazhdon  nismën e ndërgjegjësimit dhe aktivizimit për Reformën në Drejtësi, me anë të realizimit të forumeve të diskutimit dhe realizimit të emisioneve në televizionet lokale të qyteteve në të cilat KShH ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve, pedagogëve dhe studentëve, profesionistëve të fushës së  drejtësisë dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile lidhur me nevojën dhe risitë e reformës në drejtësi, si dhe nxitjen e aktivizimit dhe kontributit të tyre për projektligje të rëndësishme që janë në fokus të kësaj reforme.

Objektivat e këtij projekti janë :

Opinioni i gjerë publik, OJF-të, të rinjtë dhe autoritetet, të jenë më të informuar lidhur me procesin në vijimësi të Reformës në Drejtësi dhe impaktin e saj.

Opinioni i gjerë publik, OJF-të, të rinjtë dhe autoritetet të jenë më aktiv dhe më të përfshirë në konsultimet, lidhur me paketën ligjore që do t’i nënshtrohet në vazhdimësi procesit reformues.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar i Ligjeve Ad Hoc dhe grupi i eksperteve të nivelit të lartë, të jenë më të ndjeshëm lidhur me nevojat publike, të cilat do të adresohen,  në paketën ligjore për Reformën në Drejtësi.

Të përmirësohet në rritjen e standardeve të të drejtave të njeriut Draft -Paketa ligjore e cila do të reformojë Sistemin e Drejtësisë, me fokus të veçantë në aksesin në drejtësi, barazinë para ligjit dhe efikasitetin e sistemit.

  • CATEGORY
  • TAGS