Respektimi më i mirë i të drejtave të njeriut në Shqipëri nëpërmjet forcimit të sundimit të ligjit “Klinika Ligjore XI, financuar nga Civil Rights Defenders

Janar – Dhjetor 2017

Përmes këtij projekti, KShH-ja do të ofrojë qasje më të mirë në drejtësi për grupet vulnerabël. Aktivitetet Watch-dog, lidhur me respektimin e të Drejtave të Njeriut për personat e privuar nga liria, Rome, Egjiptiane, LGBT dhe grupe të tjera vulnerabël të shoqërisë do të vazhdojnë të jenë fokusi i aktiviteteve të zbatuara në kuadër të këtij projekti gjatë vitit 2017. Bazuar në të dhënat e monitorimit dhe ankesave, KShH-ja do të punojë për respektimin më të mirë të të drejtave të njeriut në vend përmes avokimit dhe ndërhyrjeve përpara Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të Këshillit të Evropës.

Objektivat e këtij projekti janë :

  1. Rritja e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë për çështjet e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
  2. Mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të njeriut, përmes proceseve litigimit strategjik, actio popularis; dhe oponencave ligjore;
  3. Respektim më të mirë për të drejtën e votës në mënyrë që të ushtrohet plotësisht nga qytetarët;
  4. Rritja e vizibilitetit, lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut, në media dhe në opinionin publik.

Projekti  11: Respektimi më i mirë i të drejtave të njeriut në Shqipëri nëpërmjet forcimit të sundimit të ligjit “Klinika Ligjore XII”, financuar nga Civil Rights Defenders

Aktivitetet kryesore të planifikuara në këtë projekt konsistojnë në organizimin e disa workshopeve mbi advokimin e OSHC-ve dhe aksesin e tyre në Gjykate Kushtetuese, realizimin e një broshure mbi përdorimin e mjeteve juridike, kryerjen e misioneve sporadike të monitorimit mbi çështjet e të drejtave të njeriut, monitorimin e gjykatave për vlerësimin e zbatimin e ligjit për ndihmën juridike, studimin mbi monitorimin e qasjes në drejtësi të grupeve të cenueshme, organizimin e një tryeze të rrumbullakët për të paraqitur gjetjet e monitorimeve, duke ofruar oponencë ligjore në kuadrin e reformave ligjore, duke iu drejtuar rekomandime institucioneve shtetërore, përfaqësim i rasteve para GJEDNJ, Gjykata Kushtetuese etj.

Janar – Dhjetor 2018

Objektivat e këtij projekti janë :

  1. Rritja e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë për çështjet e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
    2. Mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të njeriut, përmes proceseve litigimit strategjik, actio popularis; dhe oponencave ligjore;
    3. Rritja e vizibilitetit, lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut, në media dhe në opinionin publik.
  • CATEGORY
  • TAGS