Respektimi më i mirë i të drejtave të njeriut në Shqipëri nëpërmjet forcimit të sundimit të ligjit “Klinika Ligjore XII”
Janar – Dhjetor 2018
Aktivitetet kryesore të planifikuara në këtë projekt konsistojnë në organizimin e disa workshopeve mbi advokimin e OSHC-ve dhe aksesin e tyre në Gjykate Kushtetuese, realizimin e një broshure mbi përdorimin e mjeteve juridike, kryerjen e misioneve sporadike të monitorimit mbi çështjet e të drejtave të njeriut, monitorimin e gjykatave për vlerësimin e zbatimin e ligjit për ndihmën juridike, studimin mbi monitorimin e qasjes në drejtësi të grupeve të cenueshme, organizimin e një tryeze të rrumbullakët për të paraqitur gjetjet e monitorimeve, duke ofruar oponencë ligjore në kuadrin e reformave ligjore, duke iu drejtuar rekomandime institucioneve shtetërore, përfaqësim i rasteve para GJEDNJ, Gjykata Kushtetuese etj.
Objektivat e këtij projekti janë :
- Rritja e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë për çështjet e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
2. Mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të njeriut, përmes proceseve litigimit strategjik, actio popularis; dhe oponencave ligjore;
3. Rritja e vizibilitetit, lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut, në media dhe në opinionin publik.
- CATEGORY
- TAGS