Së bashku kundër torturës në polici dhe në burgje në Shqipëri

Janar 2014- Mars 2016

Objektivat e projektit:

Parandalimi dhe reduktimi i torturës dhe rasteve të keqtrajtimit në ambientet e policisë dhe në burgje, me fokus grupet vulnerabël dhe ofrimi i këshillimit ligjor në 75-80% e institucioneve të monitoruara;

Rritja e kulturës së të drejtave të njeriut si dhe ndërgjegjësimi lidhur me standardet ndërkombëtare në 30% të stafit të policisë dhe 70% të punonjësve të burgjeve (të institucioneve të zgjedhura) të cilët punojnë me të paraburgosurit dhe të dënuarit;

Forcimi i mekanizmit të monitorimit të jashtëm për monitorim të pavarur në rreth 75-80% të totalit të institucioneve të mbyllura si dhe përmirësimi i mekanizmit të brendshëm të ankesave dhe të inspektimit;

Në kuadër të zbatimit të këtij projekti janë trajnuar 172 punonjës policie dhe 325 personel civil i sistemit të burgjeve shqiptare, lidhur me parandalimin e torturës  dhe të keqtrajtimit në këto institucione. Ndër të tjera janë trajnuar 247 personel i burgjeve për çështje që lidhen me shëndetin mendor të cilët u pajisën me një manual të posaçëm për trajtimin e kësaj kategorie të burgosurish dhe u hapën 7 Sektorë të Kujdesit të Veçantë për akomodimin e personave të cilët vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. KShH ka lobuar dhe advokuar për një respektim më të mirë të personave të privuar nga liria duke realizuar 40 mision verifikimi, ku gjetjet dhe rekomandimet përkatëse u pasqyruan në një raport përmbledhës.

  • CATEGORY
  • TAGS