Të litigojmë në mënyrë strategjike për mbrojtje efektive të të drejtave në fushën e shëndetit, financuar nga OSFA

Qershor 2017 – Qershor 2018

Qëllimi dhe Objektivat e Projektit: Qëllimi i këtij projekti është të evidentojë dhe forcojë mekanizmat gjyqësorë për mbrojtjen e çështjeve të shëndetit publik, duke lobuar dhe litiguar në drejtim të përmirësimit të standarteve në shërbimin mjekësor të shëndetit mendor, trajtimit njerëzor dhe garantimin e jetës dhe shëndetit të të dënuarve me sëmundje të rënda në sistemin e burgjeve, si dhe ushtrimit efektiv të të drejtave të banorëve që preken nga ndotja e lumit Gjanicë.

Në kuadër të këtij projekti janë realizuar shumë sesione monitoruese në Spitalet/Pavionet Psikiatrike dhe në IEVP-të e paracaktuara. KShH ka dalë në një deklaratë për shtyp dhe ka referuar rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Gjithashtu KShH ka adresuar ndaj institucioneve përgjegjëse shtetërore nevojën për marrjen e masave dhe inspektimin e ndotjes në lumin Gjanicë, bazuar në monitorimet e kryera. Referuar këtij ndikimi nga ana e KShH-së, Bashkia Fier po zbaton projektin për rehabilitimin e shtratit të lumit Gjanica dhe njëkohësisht ka inicuar projektin “Recovered Earth Gjanica” për filtrimin e ujërave të lumit.  KShH do të adresojë me anë të litigimit strategjik rastet respektive të shkeljeve flagrante të të drejtave të pacientëve me probleme të shëndetit mendor ose që vuajnë nga sëmundje të rënda shëndetësore, duke krijuar modele pozitive të referimit dhe të mbrojtjes së të drejtave të kësaj kategorie shumë vulnerabël të shoqërisë. Paralelisht me rrugën gjyqësore, referencë e së cilës do të jetë jurisprudenca e GjEDNj, lidhur me nenin 3 të KEDNj, nga KShH do të lobohet dhe advokohet nëpërmjet adresimit të rekomandimeve me qëllim ushtrimin e presionit pozitiv ndaj institucioneve të shëndetit publik në nivel qendror dhe vendor, tek organet drejtuese të sistemit të burgjeve.

Përfitues të drejtpërdrejtë të këtij projekti janë rreth 800 pacientë/të sëmurë me probleme të shëndetit mendor dhe rreth 100 mijë banorë të lumit Gjanica, por edhe institucione shtetërore kompetente për të marrë masa në rastet konkrete.

  • CATEGORY
  • TAGS