TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • PREZANTOHEN GJETJET DHE REKOMANDIMET KRYESORE MBI RESPEKTIMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT GJATË KRYESIMIT TË OSBE NGA SHQIPËRIA
13/05/2025
0
Monday, 14 December 2020 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
PREZANTOHEN GJETJET DHE REKOMANDIMET KRYESORE MBI RESPEKTIMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT GJATË KRYESIMIT TË OSBE NGA SHQIPËRIA

Tiranë, 14 Dhjetor, 2020 – U prezantuan sot gjetjet dhe rekomandimet kryesore të një rrjeti të organizatave të shoqërisë civile lidhur me performancën e institucioneve shtetërore shqiptare në respektimin e të drejtave të Njeriut gjatë kryesimit 1-vjeçar të OSBE-së. Vetëvlerësimi erdhi në kuadër të nismës së ndërmarrë nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Civil Rights  Defenders, Instituti për Studime Politike, Birn Shqipëri, Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, Shërbimi Ligjor Falas, nën kujdesin e rrjetit Civic Solidarity Platform.

Gjetjet dhe rekomandimet u prezantuan në një tryezë përmbyllëse e cila u zhvillua on line me një pjesëmarrje të lartë të aktorëve të institucioneve shtetërore shqiptare dhe atyre të pavarura, organizmave ndërkombëtar,  OSBE, ODIHR,  organizatave të shoqërisë civile, përfaqësues të medias etj. Në takim, ekspertët e fushës bënë publik raportet (të cilët iu nënshtruan një seri konsultimesh publike gjatë nëntorit), në 6 fushat kyçe të monitoruara: Ecuria e Reformës në drejtësi, Lufta ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, Liria e medias, Të drejtat e njeriut në kushtet e Covid-19 dhe Barazia Gjinore.

Monitorimi, që shtrihet mes periudhës mars-tetor 2020 tregon se sa i përket Lirive dhe të drejtave të Njeriut në kushtet e kufizimeve të vendosura për shkak të pandemisë globale, ka evidentuar probleme me të drejtën e aksesit në sistemin e drejtësisë, për shkak të kufizimeve nga Covid 19. Kufizime ka patur në kapacitetet shëndetësore dhe buxhetin për shërbimin shëndetësor. Në disa raste,  aksesi në testimet ndaj Covid 19 ka qenë selektiv dhe jo efektiv në kohë. Sa i përket të drejtës së tubimit, kufizimi vazhdoi pas përfundimit të gjendjes së  fatkeqësisë natyre. Nga monitorimi rezulton se është e nevojshme zbatimi i rekomandimeve yë Avokatit të Popullit për lejimin e tubimeve me zbatimin e protokollit shëndetësor të përcaktuar.

Liria e medias gjatë kryesisë së OSBE-së nga Shqipëria, ka qenë nën presion nga sulmet e vazhdueshme – fizike dhe verbale, ndaj gazetarëve dhe medias online, përpjekjet e qeverisë për të zgjeruar kompetencat e entiteteve shtetërore për kontrollin e përmbajtjes së medias online.

Në fushën e Barazisë Gjinore, vlerësohet se ka përmirësim të kuadrit ligjor kundër dhunës në familje, por është i nevojshëm fuqizimi i buxhetimit në mbrojtje të viktimave të dhunës në familje dhe fuqizimi i makinerisë së barazisë gjinore.

Sa i përket zgjedhjeve, monitorimi evidenton se pavarësisht se Shqipëria kryesoi OSBE, nuk shfrytëzoi mundësinë të realizonte një reformë zgjedhore të plotë, të hapur, gjithëpërfshirëse dhe në pajtim të plotë me të gjitha rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR. Mungesa e konsultimit publik me të gjithë aktorët dhe organizatat e shoqërisë civile evidentohet dhe në opinionin e përbashkët të Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR-it, të publikuar ditën e sotshme, lidhur me ndryshimet kushtetuese të dt.30 Qershor dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor të dt.5 Tetor. Ndër të tjerash, në këtë opinion rekomandohen ndryshime ligjore por pasi të jenë zhvilluar zgjedhjet parlamentare të dt.25 Prill. Ndërkohë që raporti i ekspertëve vendas i sugjeron KQZ-së të veprojë në mënyrë sa më transparente, partive politike të zbatojnë ligjin e dekriminalizimit dhe të evitohet përdorimi i burimeve shtetërore për zgjedhjet.

 Lufta ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, sidomos në radhët e zyrtarëve të nivelit të lartë publikë, vijon të mbetet një sfidë për Shqipërinë. Në vend ka mungesë konkurrence në fushën e prokurimeve publike, çka evidentohet në një seri raportesh të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe organizatës jofitimprurëse AIS. Pavarësisht ligjit për mbrotjen e sinjalizuesit, i cili i mundëson qytetarëve të denoncojne abuzimet me pushtetin apo korrupsionin në vendin e punës, raportimet janë të ulëta. Rekomandohet forcim i luftës kundër korrupsionit, veçanërisht në nivel e larta të qeverisjes dhe rritja e konkurencës në prokurimet publike.

Për shkak të klimës politike të tensionuar dhe të polarizuar, zbatimi i reformës në drejtësi mbetet sfidë për Shqipërinë. Themelet e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, nuk janë ende të plota. Vendi nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale, Byroja Kombëtare e Hetimit nuk është plotësuar ende me hetues ndërkohë që Gjykata e Lartë nuk mund të ushtrojë plotësisht funksionet, pasi ka 3 nga 17 anëtarë. Rekomandohet përshpejtimi i ritmit të procesit të rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët dhe i plotësimi i  vakancave në gjykata.

Tryeza përmbyllëse, krahas prezantimit te raporteve, ishte një mundësi edhe për diskutime, sugjerime dhe reflektime nga vetë institucionet e monitoruara. Ndërhyrje në takim pati nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, organizatave ndërkombëtare, etj.

Drejtorja Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj evidendoi se mekanizmi i vetëvlerësimit, në kuadër të të cilit prezantohen këto gjahtë raporte synon të përmirësojë veprimtarinë e institucioneve shqiptare duke adresuar problematikat e identifikuara. Nën sugjerimin e përfaqësuesve të Civic Solidarity Platform, vitin e ardhshëm do të zhvillohet një konferencë për vlerësimin e zbatimit të rekomandimeve të dhëna pas këtij monitorimi.

Një përmbledhje ekzekutive të raporteve, e gjeni bashkëlidhur në këtë e-mail. Ndërkohë që brenda disa ditësh, do të bëhen publik të 6 raportet, që do t’u vihen në dispozicion të gjithë aktorëvë të interesuar dhe medias, si në shqip edhe në anglisht.

  • Tweet

What you can read next

Forume të hapura me organizatat e shoqërisë civile dhe nxënës të shkollave të mesme
NJOFTIM PËR AULLIMIN DHE RIHAPJEN E THIRRJES PËR PROPOZIME PROJEKTESH: GRANTET RAJONALE PËR FORCIMIN E TË DREJTAVE SOCIALE DHE EKONOMIKE TË SHTETASVE TË HUAJ NË BALLKANIN PERËNDIMOR
KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit