Rritja e Ndërgjegjësimit të rinisë kundër radikalizimit në Ballkanin Perëndimor
Një projekt Rajonal i financuar nga SlovakAid dhe bashkëfinancuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup.
Shtator 2018 - Nëntor 2019
Qëllimi dhe objektivat e projektit: Rritja e ndërgjegjësimit të rinisë kundër radikalizmit përmes promovimit të vlerave të përbashkëta dhe kohezionit social (dialogjet ndërfetare, ndëretnike dhe ndërkulturore). Ky projekt ka ambicie për të kontribuar në adresimin e radikalizimit të të rinjve i cili është problem në Ballkanin Perëndimor tashmë prej disa vitesh. Ideja kryesore e projektit është mobilizimi i të rinjve aktivë, të cilët janë të interesuar në përmirësimin e jetës së të rinjve në komunitetet e tyre përmes adresimit dhe advokimit kundër radikalizimit.
****
Drejt një mjedisi të sigurt, stimulues dhe rehabilitues në burgje, për fëmijët dhe të miturit në konflikt me ligjin në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni
01.08.2017 – 30.06.2021
Objektivat: Ky program synon të kontribuojë në një reformë të sistemit të burgjeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni duke përmirësuar mundësitë e të miturve të burgosur për një riintegrim të suksesshëm në shoqëri me anë të prezantimit të metodave pune zyrtare për stafin e burgjeve dhe integrimit të tyre në politikat zyrtare dhe kurrikulën e Instituteve Arsimore, duke forcuar në të njëjtën kohë kapacitetet e stafit të burgjeve dhe përfaqësuesve të Ministrive të Drejtësisë në të tri vende
****
Për një zbatim më të mirë të legjislacionit të Sinjalizuesve në Shqipëri
Nëntor 2018 - Dhjetor
Objektivat dhe Qëllimi: Qëllimi i këtij projekti është të kontribuojë në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri përmes një zbatimi më të mirë të Ligjit “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve.
Nëpërmjet këtij projekti KShH synon të rrisë ndërgjegjësimin publik dhe besimin në legjislacionin për sinjalizuesit dhe ofrimin e asistencës ligjore për sinjalizues potencial që mund të raportojnë sinjalizime të brendshme dhe të jashtme. Për herë të parë, një organizatë ëatchdog si KShH do të monitorojë në mënyrë profesionale ministritë e linjës dhe ILDKPI përsa i takon efikasitetit të zbatimit të Ligjit “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” duke evidentuar praktikat pozitive, si sfidat dhe pengesat që duhet të kapërcehen.
****
Së bashku me avokatët e rinj, të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të luftuar rastet e mashtrimit dhe korrupsionit”, financuar nga Ambasada Britanike në Shqipëri
Maj 2017 – Mars 2018
Qëllimi dhe Objektivat e Projektit: Nëpërmjet këtij projekti, KShH synon të aktivizojë dhe fuqizojë një rrjet avokatësh të rinj për vëzhgimin dhe mbrojtjen gjyqësish të të drejtave dhe lirive të njeriut, me fokus të veçantë në trajtimin e rasteve që synojnë të rrisnin ndëshkueshmërinë e veprave penale të mashtrimit dhe në fushën e korrupsionit si dhe shpërdorimit të detyrës.
Në kuadër të këtij projekti, janë realizuar 1 trajnim dhe 6 sesione trajnimi për ngritjen e kapaciteteve të rrjetit të avokatëve të rinj. Janë nisur të trajtohen 3 çështje nga 4 avokatë të rinj, të cilat do të finalizohen pas përfundimit të projektit, në rrugë administrative ose gjyqësish. Avokatët e rrjetit janë përfshirë aktualisht në një proces monitorimi në komisariatet e policisë, në kuadër të projektit të OSI Budapest
****
Për të rritur transparencën, gjithë përfshirjen dhe përgjegjshmërinë në procesin e vettingut, financuar nga OSFA
Korrik 2017 – Qershor 2018
Qëllimi dhe Objektivat e Projektit:
Qëllimi i këtij projekti është të rrisë transparencën, gjithë përfshirjen dhe përgjegjshmërinë gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Objektivat specifikë të projektit janë:
a) Nxitja e transparencës dhe llogaridhënies së organeve të vettingut;
b) Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional për procesin e vettingut në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut;
c) Rritja e ndjeshmërisë qytetare dhe përfshirje më e lartë e publikut, medias dhe shoqërisë civile në procesin e vettingut.
Në bashkëpunim me Shoqatën e Prokurorëve të Serbisë (PAS) dhe ekspertë ndërkombëtar, KSHH ka zhvilluar një metodologji profesionale për monitorimin e procesit të Vettingut. Janë përzgjedhur 8 (tetë) ekspertë juristë vendas të kualifikuar, të specializuar kryesisht në të drejtën administrative dhe kapacitetet e tyre janë ngritur, për të monitoruar fazat e ndryshme të procesit të vettingut. Një video ndërgjegjësuese u realizua në lidhje me organet e vettingut, si dhe me orientimin e adresimit të fakteve dhe të dhënave që përbëjnë prova në procesin e vettingut. Janë realizuar intervista televizive dhe artikuj të shumtë në kuadër të ndërgjegjësimit dhe informimit të publikut mbi ecurinë e procesit të vettingut
Komiteti i Helsinkit tashmë ka publikuar gjetjet kryesore të procesit të monitormit të procesit te vetingut bazuar në procesin e monitorimit të seancave në muajin qershor 2018.
****
Mbështetje institucionale, financuar nga OSI Budapest
Qershor 2016 – Maj 2018
Qëllimi dhe Objektivat e Projektit: Projekti i Mbështetjes Institucionale ka si qëllim, monitorimin dhe advokimin për përmirësimin e drejtësisë penale në vend, me fokus ndalimin e torturës, trajtimit çnjerëzor dhe degradues, aplikimin e masës së sigurimit “arrest në burg” si masë e fundit, rritjen e aksesit në drejtësi, uljen e mbipopullimit në sistemin penitenciar, trajtimin human në institucionet e mbyllura të personave të privuar nga liria, etj
Në kuadër të këtij projekti KShH ka ofruar oponencën ligjore për projektligje te lidhura me drejtësinë penale në kuadër të reformës në drejtësi (Kodi Penal, Kodi për Drejtësinë Penale për të Miturit, Kodi i Procedurës Penale, Ligji Anti-Mafia, etj) dhe ka kryer monitorimimin e Komisariateve të Policisë, me fokus të veçantë të drejtën për liri dhe siguri si dhe ndalimin torturës, trajtimit çnjerëzor dhe degradues. Janë realizuar gjithashtu dhe monitorimi i 400 seancave gjyqësore dhe studimi i 1800 vendimeve gjyqësore për masat e sigurimit personal në gjykatat e rretheve gjyqësore Tiranë dhe Durrës, evidentoi një përdorim tepër të lartë të masës së sigurimit “Arrest në burg”. Nga studimi u vu re se arresti në burg zbatohet në përqindje të lartë edhe kur të ndaluarit akuzohen për vepra penale që nuk paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore, ndaj të ndaluarve të mitur, të rinjve të moshës 18-21 vjeç dhe ndaj grave. Në kuadër të këtij projekti, KShH ka monitoruar Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare të 25 qershorit 2017 dhe në Korrik 2017 ka publikuar Raportin , lidhur me gjetjet dhe rekomandimet përkatëse.
****
Të rinjtë luftojnë korrupsionin në arsimin e lartë në Shqipëri, financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri
Janar 2018 - Janar 2019
Qëllimi dhe Objektivat e Projektit: Rritja e kapaciteteve të studentëve të universiteteve si një ndër aktorët kyç për gjenerimin e ideve potenciale për të luftuar fenomenin e korrupsionit në arsimin e lartë në Shqipëri
Në aktivitetet e këtij projekti ka patur një pjesëmarrje të kënaqshme nga studentët e universiteteve në aktivitetet e para. Gjithashtu vlen për tu përmendur edhe aktivizimi i tyre rreth një teme delikate si kjo.
Krijimi dhe promovimi i praktikave pozitive të mirëqeverisjes ndaj komunitetet lokale dhe grupet vulnerabël në Shqipëri, financuar nga OSFA
Tetor 2016 – Mars 2018
Qëllimi dhe Objektivat e Projektit: Qëllimi i këtij projekti është rritja e kapaciteteve dhe aktiviteteve të aktorëve të shoqërisë civile lidhur me ndikimin e tyre në përcaktimin e prioriteteve në procesin e vendimmarrjes së autoriteteve lokale
Rritja e kapaciteteve dhe aktiviteteve të aktorëve të shoqërisë civile për monitorimin e aktivitetit të autoriteteve lokale dhe inkurajimin e llogaridhënies së tyre.
Janë realizuar rreth 20 sesione monitorimi dhe po ndiqen në rrugë administrative dhe gjyqësore 6 raste të iniciuara nga media investigative.
****
Të litigojmë në mënyrë strategjike për mbrojtje efektive të të drejtave në fushën e shëndetit, financuar nga OSFA
Qershor 2017 - Qershor 2018
Qëllimi dhe Objektivat e Projektit: Qëllimi i këtij projekti është të evidentojë dhe forcojë mekanizmat gjyqësorë për mbrojtjen e çështjeve të shëndetit publik, duke lobuar dhe litiguar në drejtim të përmirësimit të standarteve në shërbimin mjekësor të shëndetit mendor, trajtimit njerëzor dhe garantimin e jetës dhe shëndetit të të dënuarve me sëmundje të rënda në sistemin e burgjeve, si dhe ushtrimit efektiv të të drejtave të banorëve që preken nga ndotja e lumit Gjanicë.
Në kuadër të këtij projekti janë realizuar shumë sesione monitoruese në Spitalet/Pavionet Psikiatrike dhe në IEVP-të e paracaktuara. KShH ka dalë në një deklaratë për shtyp dhe ka referuar rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Gjithashtu KShH ka adresuar ndaj institucioneve përgjegjëse shtetërore nevojën për marrjen e masave dhe inspektimin e ndotjes në lumin Gjanicë, bazuar në monitorimet e kryera. Referuar këtij ndikimi nga ana e KShH-së, Bashkia Fier po zbaton projektin për rehabilitimin e shtratit të lumit Gjanica dhe njëkohësisht ka inicuar projektin “Recovered Earth Gjanica” për filtrimin e ujërave të lumit. KShH do të adresojë me anë të litigimit strategjik rastet respektive të shkeljeve flagrante të të drejtave të pacientëve me probleme të shëndetit mendor ose që vuajnë nga sëmundje të rënda shëndetësore, duke krijuar modele pozitive të referimit dhe të mbrojtjes së të drejtave të kësaj kategorie shumë vulnerabël të shoqërisë. Paralelisht me rrugën gjyqësore, referencë e së cilës do të jetë jurisprudenca e GjEDNj, lidhur me nenin 3 të KEDNj, nga KShH do të lobohet dhe advokohet nëpërmjet adresimit të rekomandimeve me qëllim ushtrimin e presionit pozitiv ndaj institucioneve të shëndetit publik në nivel qendror dhe vendor, tek organet drejtuese të sistemit të burgjeve.
Përfitues të drejtpërdrejtë të këtij projekti janë rreth 800 pacientë/të sëmurë me probleme të shëndetit mendor dhe rreth 100 mijë banorë të lumit Gjanica, por edhe institucione shtetërore kompetente për të marrë masa në rastet konkrete.
****
Forume me të rinjtë “Angazhimi i të rinjve në integrimin në Bashkimin Evropian”, financuar nga Ambasada Hollandeze në Shqipëri
Maj-Dhjetor 2018
Forumet "Angazhimi i të rinjve për integrimin në BE" do të kontribuojnë jo vetëm për një kuptim më të mirë të institucioneve të BE-së, kriteret e pranimit në BE, por do t'u mundësojnë studentëve që të marrin informacion të saktë mbi procesin e integrimit në BE, duke diskutuar mbi pikëpamjet e tyre dhe duke kërkuar mendimin e ekspertëve në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, lirinë e mediave dhe procesin e negociatave. Forumet do të synojnë të rrisin ndërgjegjësimin për angazhimin e të rinjve në procesin e integrimit në BE dhe negociatat. Forumet synojnë të nxisin qytetarinë aktive tek të rinjtë dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në procesin e integrimit. Ata do të nxisnin përfshirjen aktive të studentëve në konsultimet e ardhshme që do të organizohen gjatë procesit të negociatave. Forumet po organizohen me studentë të universiteteve në qytetet e Durrësit, Vlorës, Korçës, Gjirokastrës.
****
Respektimi më i mirë i të drejtave të njeriut në Shqipëri nëpërmjet forcimit të sundimit të ligjit "Klinika Ligjore XI, financuar nga Civil Rights Defenders
Janar – Dhjetor 2017
Përmes këtij projekti, KShH-ja do të ofrojë qasje më të mirë në drejtësi për grupet vulnerabël. Aktivitetet Watch-dog, lidhur me respektimin e të Drejtave të Njeriut për personat e privuar nga liria, Rome, Egjiptiane, LGBT dhe grupe të tjera vulnerabël të shoqërisë do të vazhdojnë të jenë fokusi i aktiviteteve të zbatuara në kuadër të këtij projekti gjatë vitit 2017. Bazuar në të dhënat e monitorimit dhe ankesave, KShH-ja do të punojë për respektimin më të mirë të të drejtave të njeriut në vend përmes avokimit dhe ndërhyrjeve përpara Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të Këshillit të Evropës.
Objektivat e këtij projekti janë :
1. Rritja e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë për çështjet e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
2. Mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të njeriut, përmes proceseve litigimit strategjik, actio popularis; dhe oponencave ligjore;
3. Respektim më të mirë për të drejtën e votës në mënyrë që të ushtrohet plotësisht nga qytetarët;
4. Rritja e vizibilitetit, lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut, në media dhe në opinionin publik.
Projekti 11: Respektimi më i mirë i të drejtave të njeriut në Shqipëri nëpërmjet forcimit të sundimit të ligjit "Klinika Ligjore XII”, financuar nga Civil Rights Defenders
Aktivitetet kryesore të planifikuara në këtë projekt konsistojnë në organizimin e disa workshopeve mbi advokimin e OSHC-ve dhe aksesin e tyre në Gjykate Kushtetuese, realizimin e një broshure mbi përdorimin e mjeteve juridike, kryerjen e misioneve sporadike të monitorimit mbi çështjet e të drejtave të njeriut, monitorimin e gjykatave për vlerësimin e zbatimin e ligjit për ndihmën juridike, studimin mbi monitorimin e qasjes në drejtësi të grupeve të cenueshme, organizimin e një tryeze të rrumbullakët për të paraqitur gjetjet e monitorimeve, duke ofruar oponencë ligjore në kuadrin e reformave ligjore, duke iu drejtuar rekomandime institucioneve shtetërore, përfaqësim i rasteve para GJEDNJ, Gjykata Kushtetuese etj.
Janar – Dhjetor 2018
Objektivat e këtij projekti janë :
1. Rritja e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë për çështjet e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
2. Mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të njeriut, përmes proceseve litigimit strategjik, actio popularis; dhe oponencave ligjore;
3. Rritja e vizibilitetit, lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut, në media dhe në opinionin publik.
****
Për të rritur transparencën, gjithëpërfshirjen dhe përgjegjshmërinë në procesin e vettingut – 2, financuar nga OSFA
Qëllimi i këtij projekti është të rrisë transparencën, gjithëpërfshirjen dhe përgjegjshmërinë gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. KShH do vijojë të ndjekë betejat ligjore të nisura me organet ndihmëse për më shumë transparencë si dhe do të ndërmarrë beteja të reja ligjore ndaj çdo institucioni të ngarkuar me përgjegjësi direkte ose të tërthortë në procesin e vettingut, që nuk zbaton kërkesat për dhënien e informacionit që ka interes për publikun.
Korrik 2018 - Qershor 2019
Objektivat specifikë të projektit janë:
1. Nxitja e transparencës dhe llogaridhënies së organeve të ngarkuara me kompetenca për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
2. Rritja e mobilizimit të publikut, medias dhe shoqërisë civile në procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
****
Për të rritur pavarësinë, llogaridhënien, transparencën dhe efikasitetin e Institucioneve të Reja të Qeverisjes së Drejtësisë, financuar nga Save the Children
Duke u udhëhequr nga misioni i KShH-së, nisma jonë do të konsistojë në monitorimin e ngritjes, organizimit dhe funksionimit të institucioneve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë dhe në mënyrë të veçantë të dy Këshillave, atij të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë. Në fokus të nismës së KShH-së do të jetë transparenca karshi publikut, përgjegjshmëria, efikasiteti, cilësia në vendimmarrje e këtyre organeve kolegjiale sidomos ushtrimi i kompetencave të tyre lidhur me statusin dhe karrierën e gjyqtarëve dhe të prokurorëve, etj.
Gjetjet dhe përfundimet nga monitorimi i KSHH-së do të vihen në dispozicion të institucioneve përgjegjëse të drejtësisë si dhe misioneve ndërkombëtare të asistencës në vendin tonë. Sipas rëndësisë së tyre, ato do t’u komunikohen në mënyrë periodike medias dhe publikut, me qëllim që ky proces të jetë sa më transparent në sytë e qytetarëve, të cilët kërkojnë të rifitojnë besimin e humbur në organet e pavarura të drejtësisë.
Prill 2018-Mars 2019
Objektivat e këtij projekti janë:
1. Inkurajimi i pavarësisë, transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies së organeve të reja të ngarkuara me kompetencat për qeverisjen dhe vetë-rregullimin e statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
2. Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional për procesin e themelimit dhe funksionimit të këshillave në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut;
3. Rritja e ndjeshmërisë qytetare dhe përfshirje më e madhe e publikut, mediave dhe organizatave të shoqërisë civile në procesin e themelimit dhe funksionimit të HJC dhe HPC.
****
Respektimi më i mirë i të drejtave të njeriut në Shqipëri nëpërmjet forcimit të sundimit të ligjit "Klinika Ligjore XI”
Janar – Dhjetor 2017
Përmes këtij projekti, KShH-ja do të ofrojë qasje më të mirë në drejtësi për grupet vulnerabël. Aktivitetet Watch-dog, lidhur me respektimin e të Drejtave të Njeriut për personat e privuar nga liria, Rome, Egjiptiane, LGBT dhe grupe të tjera vulnerabël të shoqërisë do të vazhdojnë të jenë fokusi i aktiviteteve të zbatuara në kuadër të këtij projekti gjatë vitit 2017. Bazuar në të dhënat e monitorimit dhe ankesave, KShH-ja do të punojë për respektimin më të mirë të të drejtave të njeriut në vend përmes avokimit dhe ndërhyrjeve përpara Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të Këshillit të Evropës.
Objektivat e këtij projekti janë :
1. Rritja e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë për çështjet e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
2. Mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të njeriut, përmes proceseve litigimit strategjik, actio popularis; dhe oponencave ligjore;
3. Respektim më të mirë për të drejtën e votës në mënyrë që të ushtrohet plotësisht nga qytetarët;
4. Rritja e vizibilitetit, lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut, në media dhe në opinionin publik.
****
Respektimi më i mirë i të drejtave të njeriut në Shqipëri nëpërmjet forcimit të sundimit të ligjit "Klinika Ligjore XII”
Janar – Dhjetor 2018
Aktivitetet kryesore të planifikuara në këtë projekt konsistojnë në organizimin e disa workshopeve mbi advokimin e OSHC-ve dhe aksesin e tyre në Gjykate Kushtetuese, realizimin e një broshure mbi përdorimin e mjeteve juridike, kryerjen e misioneve sporadike të monitorimit mbi çështjet e të drejtave të njeriut, monitorimin e gjykatave për vlerësimin e zbatimin e ligjit për ndihmën juridike, studimin mbi monitorimin e qasjes në drejtësi të grupeve të cenueshme, organizimin e një tryeze të rrumbullakët për të paraqitur gjetjet e monitorimeve, duke ofruar oponencë ligjore në kuadrin e reformave ligjore, duke iu drejtuar rekomandime institucioneve shtetërore, përfaqësim i rasteve para GJEDNJ, Gjykata Kushtetuese etj.
Objektivat e këtij projekti janë :
1. Rritja e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë për çështjet e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
2. Mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të njeriut, përmes proceseve litigimit strategjik, actio popularis; dhe oponencave ligjore;
3. Rritja e vizibilitetit, lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut, në media dhe në opinionin publik.
****
Për të rritur transparencën, gjithëpërfshirjen dhe përgjegjshmërinë në procesin e vettingut - 2
Korrik 2018 - Qershor 2019
Qëllimi i këtij projekti është të rrisë transparencën, gjithëpërfshirjen dhe përgjegjshmërinë gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. KShH do vijojë të ndjekë betejat ligjore të nisura me organet ndihmëse për më shumë transparencë si dhe do të ndërmarrë beteja të reja ligjore ndaj çdo institucioni të ngarkuar me përgjegjësi direkte ose të tërthortë në procesin e vettingut, që nuk zbaton kërkesat për dhënien e informacionit që ka interes për publikun.
Objektivat specifikë të projektit janë:
1. Nxitja e transparencës dhe llogaridhënies së organeve të ngarkuara me kompetenca për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
2. Rritja e mobilizimit të publikut, medias dhe shoqërisë civile në procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
****
Për të rritur pavarësinë, llogaridhënien, transparencën dhe efikasitetin e Institucioneve të Reja të Qeverisjes së Drejtësisë
Duke u udhëhequr nga misioni i KShH-së, nisma jonë do të konsistojë në monitorimin e ngritjes, organizimit dhe funksionimit të institucioneve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë dhe në mënyrë të veçantë të dy Këshillave, atij të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë. Në fokus të nismës së KShH-së do të jetë transparenca karshi publikut, përgjegjshmëria, efikasiteti, cilësia në vendimmarrje e këtyre organeve kolegjiale sidomos ushtrimi i kompetencave të tyre lidhur me statusin dhe karrierën e gjyqtarëve dhe të prokurorëve, etj.
Gjetjet dhe përfundimet nga monitorimi i KSHH-së do të vihen në dispozicion të institucioneve përgjegjëse të drejtësisë si dhe misioneve ndërkombëtare të asistencës në vendin tonë. Sipas rëndësisë së tyre, ato do t’u komunikohen në mënyrë periodike medias dhe publikut, me qëllim që ky proces të jetë sa më transparent në sytë e qytetarëve, të cilët kërkojnë të rifitojnë besimin e humbur në organet e pavarura të drejtësisë.
Objektivat e këtij projekti janë :
1. Inkurajimi i pavarësisë, transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies së organeve të reja të ngarkuara me kompetencat për qeverisjen dhe vetë-rregullimin e statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
2. Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional për procesin e themelimit dhe funksionimit të këshillave në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut;
3. Rritja e ndjeshmërisë qytetare dhe përfshirje më e madhe e publikut, mediave dhe organizatave të shoqërisë civile në procesin e themelimit dhe funksionimit të HJC dhe HPC.
****
Për një transparencë dhe pjesëmarrje më të lartë të grupeve të interesit në proceset politikbërëse dhe vendimmarrëse të organeve publike
Korrik 2016 –Shkurt 2017
KShH gjatë këtij vitit 2016, po kontribuon në drejtim të rritjes së presionit pozitiv dhe njohjes së grupeve të interesit për një zbatim efektiv të ligjit “Për njoftimin dhe konsultimin publik”. Qëllimi i këtij projekti është nxitja e transparencës së organeve publike në procesin vendimmarrës të projekt-akteve, në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga ligji nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.
Objektivat specifikë të projektit janë:
Ndërgjegjësimi i grupeve të interesit lidhur me standardet e reja ligjore për njoftimin dhe konsultimin publik të projekt-akteve dhe rëndësinë e ushtrimit të instrumenteve të transparencës në Qeverisje, në përputhje me ligjin nr. 146/2014;
Rritja e kapaciteteve të grupeve të interesit për të ndjekur raste konkrete nismash ligjvënëse përmes adresimit të rekomandimeve dhe sugjerimeve në procesin e njoftimit dhe konsultimit publik të projekt-akteve, në përputhje me fushën e veprimtarisë së tyre;
Nxitja e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së organeve publike, për një njohje dhe zbatueshmëri më të lartë të ligjit nr. 146/2014;
Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional për njoftimin dhe konsultimin publik në përputhje me standardet më të mira dhe praktikat pozitive.
Nga monitorimi i shtrirë në 19 Ministri dhe forumet e zhvilluara me përfaqësues të grupeve të biznesit dhe të medias, rezulton se konsultimi i projekt-akteve, projekt strategjive dhe politikave që kanë interes publik, nuk bëhet në përputhje me procedurat dhe afatet dhe në të shumtën e rasteve ky monitorim është krejtësisht formal dhe nuk ka për qëllim të marrë dhe reflektojë ide apo sugjerime të vlefshme.
****
Promovimi i aktivizimit dhe pjesëmarrjes së publikut dhe shoqërisë civile në Reformën e Sistemit të Drejtësisë
Shtator 2016 - mars 2017
Komiteti Shqiptar i Helsinkit gjatë vitit 2016 ka qenë aktiv në dhënien e kontributit për projektligje të rëndësishme, gjatë fazës së shqyrtimit të tyre nga Komisionet Parlamentare, me fokus të veçantë Reformën në Drejtësi. KShH po vazhdon nismën e ndërgjegjësimit dhe aktivizimit për Reformën në Drejtësi, me anë të realizimit të forumeve të diskutimit dhe realizimit të emisioneve në televizionet lokale të qyteteve në të cilat KShH ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve, pedagogëve dhe studentëve, profesionistëve të fushës së drejtësisë dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile lidhur me nevojën dhe risitë e reformës në drejtësi, si dhe nxitjen e aktivizimit dhe kontributit të tyre për projektligje të rëndësishme që janë në fokus të kësaj reforme.
Objektivat e këtij projekti janë :
Opinioni i gjerë publik, OJF-të, të rinjtë dhe autoritetet, të jenë më të informuar lidhur me procesin në vijimësi të Reformës në Drejtësi dhe impaktin e saj.
Opinioni i gjerë publik, OJF-të, të rinjtë dhe autoritetet të jenë më aktiv dhe më të përfshirë në konsultimet, lidhur me paketën ligjore që do t’i nënshtrohet në vazhdimësi procesit reformues.
Komisioni i Posaçëm Parlamentar i Ligjeve Ad Hoc dhe grupi i eksperteve të nivelit të lartë, të jenë më të ndjeshëm lidhur me nevojat publike, të cilat do të adresohen, në paketën ligjore për Reformën në Drejtësi.
Të përmirësohet në rritjen e standardeve të të drejtave të njeriut Draft -Paketa ligjore e cila do të reformojë Sistemin e Drejtësisë, me fokus të veçantë në aksesin në drejtësi, barazinë para ligjit dhe efikasitetin e sistemit.
****
Kontribut për një respektim më të mirë të të drejtave të azilkërkuesve dhe refugjatëve në Shqipëri
Gusht 2016 - Tetor 2017
Për të kontribuar si një aktor i shoqërisë civile, për implementimin e kornizës së re ligjore dhe strategjive në fushën e emigracionit dhe personave të kthyer, në kuadrin e kornizave ligjore, me miratimin e disa ligjeve ku sanksionohet gjendja e emigrantëve, refugjatëve, azil kërkuesëve dhe shtetasve të tjerë të vendeve të treta, të tilla si “Ligji për të Huajt” në vitin 2013 dhe “Ligjin për azilin” në vitin 2014, KShH-ja ka filluar këtë vit, iniciativën më të re me zbatimin e projektit “Kontribut për një respektim më të mirë të të drejtave të azilkërkuesve dhe refugjatëve në Shqipëri”.
Objektivat e këtij projekti janë:
Rritja e kapaciteteve të organizatave “whatch dog” (monitoruese) dhe Avokatit të Popullit, në monitorimin e të drejtave të azilkërkuesve dhe emigrantëve, në pikat e kalimit kufitar dhe institucionet e veçanta në Shqipëri, në përputhje me standardet e përcaktuara Ndërkombëtare dhe Kombëtare të legjislacionit dhe praktikave më të mira.
Rritjen e ndërgjegjësimit dhe të përgjegjësisë shtetërore të institucioneve, OJF-ve, Mediave dhe opinionit publik në lidhje me çështjet dhe problematikat me të cilat përballen azilkërkuesit dhe emigrantët në Shqipëri.
Forcimin e bashkëpunimit dhe efektivitetit, midis institucioneve përgjegjëse shtetërore, OJF-ve dhe Avokatit të Popullit, për një përmirësim të mundshëm të shkeljeve të të drejtave të azilkërkuesve dhe emigrantëve në Shqipëri.
Përmirësimin e praktikave ligjore dhe institucionale për trajtimin e azilkërkuesve dhe refugjatëve në përputhje me praktikat më të mira dhe të “acquis communitariae”.
KShH, ka për qëllim të ndërgjegjësojë opinionin publik dhe të gjithë aktorët përkatës, në lidhje me të drejtat e azilkërkuesve dhe refugjatëve në Shqipëri, nëpërmjet reagimeve publike si deklarata për shtyp, artikuj në median e shkruar, mediave sociale, faqen KShH, etj...
****
Së bashku për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të qytetarëve të diskriminuar
Prill 2014 - Qershor 2014.
Objektivat e projektit kanë qenë:
Rritja e aksesit të qytetarëve tek Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nëpërmjet rritjes së rolit të OJF-ve dhe organeve të pushtetit lokal;
Rritja e ndërgjegjësimit dhe e kapaciteteve lidhur me parashikimit ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare për Ligjin “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, duke u nisur nga Komisioneri, OJF-të dhe organet e pushtetit vendor.
Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, janë realizuar sesione informuese më përfaqësues të autoriteteve shtetërore, ditë të hapura në bashkëpunim me Komisionerin për të ofruar mundësinë e marrjes së ankesave, shpërndarja e broshurave informuese, informim i gjerë i publikut nëpërmjet organizimit të programeve televizive si dhe përgatitja e një manuali të nevojshëm me fokus rolin e shoqërisë civile dhe të grupeve të interesit në luftimin e diskriminimit.
****
Për më shumë fuqizim të mbrojtësve të të drejtave të njeriut në Shqipëri
Janar 2014- Dhjetor 2014
Objektivat e projektit kanë qenë:
Parandalimi, reduktimi dhe lufta kundër torturës dhe keqtrajtimit në stacionet e policisë dhe institucionet e mbyllura;
Forcimi i monitorimit të jashtëm dhe të pavarur të instrumenteve të jashtëm në institucionet e mbyllura dhe rrjetëzimi i aktorëve që operojnë në këtë fushë;
Për të kontribuar për një respektim më të mirë të të drejtave të njeriut janë realizuar 40 misione monitorimi, është përgatitur një raport përmbledhës dhe është lobuar vazhdimisht në institucionet kryesore të tilla si Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Drejtoria e Policisë së Shtetit, etj... dhe janë marrë në konsideratë rreth 90% e rekomandimeve të përcjella pranë këtyre institucioneve.
****
Për një respektim më të mirë të Personave të Privuar nga Liria në Institucionet e Mbyllura
Mars 2013-Mars 2014
Objektivat e projektit kanë qenë:
Forcimi i respektimit të të drejtave dhe trajtimit të përshtatshëm të burgosurve në institucionet e mbyllura dhe përmirësimi i reformës penale dhe forcimi i mekanizmave në këtë drejtim.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka realizuar trajnime të ndryshme me personelin e burgjeve duke kontribuar në rritjen e kapaciteteve nëpërmjet përdorimit të Udhëzuesit Administrativ i cili përmban protokolle të ndryshme lidhur me trajtimin e rasteve të ndryshme problematike (vetëvrasje, përdoruesit e lëndëve narkotike, etj). Gjithashtu hartimi i studimit “Politikat disiplinore në institucionet e paraburgimit dhe të ekzekutimit të vendimeve penal” rezultoi një produkt i cili ofroi një analizë të përgjithshme të kësaj çështje duke konkluduar me rezultate konkrete dhe rekomandime të cilat u ndan me institucionet me të cilat KShH ka bashkëpunuar.
****
Së bashku kundër torturës në polici dhe në burgje në Shqipëri
Janar 2014- Mars 2016
Objektivat e projektit:
Parandalimi dhe reduktimi i torturës dhe rasteve të keqtrajtimit në ambientet e policisë dhe në burgje, me fokus grupet vulnerabël dhe ofrimi i këshillimit ligjor në 75-80% e institucioneve të monitoruara;
Rritja e kulturës së të drejtave të njeriut si dhe ndërgjegjësimi lidhur me standardet ndërkombëtare në 30% të stafit të policisë dhe 70% të punonjësve të burgjeve (të institucioneve të zgjedhura) të cilët punojnë me të paraburgosurit dhe të dënuarit;
Forcimi i mekanizmit të monitorimit të jashtëm për monitorim të pavarur në rreth 75-80% të totalit të institucioneve të mbyllura si dhe përmirësimi i mekanizmit të brendshëm të ankesave dhe të inspektimit;
Në kuadër të zbatimit të këtij projekti janë trajnuar 172 punonjës policie dhe 325 personel civil i sistemit të burgjeve shqiptare, lidhur me parandalimin e torturës dhe të keqtrajtimit në këto institucione. Ndër të tjera janë trajnuar 247 personel i burgjeve për çështje që lidhen me shëndetin mendor të cilët u pajisën me një manual të posaçëm për trajtimin e kësaj kategorie të burgosurish dhe u hapën 7 Sektorë të Kujdesit të Veçantë për akomodimin e personave të cilët vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. KShH ka lobuar dhe advokuar për një respektim më të mirë të personave të privuar nga liria duke realizuar 40 mision verifikimi, ku gjetjet dhe rekomandimet përkatëse u pasqyruan në një raport përmbledhës.
****
Të veprojmë në nivel rajonal për një respektim më të mirë të personave me problem të shëndetit mendor
Mars 2015- Mars 2016
Objektivat e projektit kanë qenë:
Rritja pjesëmarrjes së shoqërisë civile në reformën legjislative dhe hartimin e politikave lidhur më shëndetin mendor dhe të sigurojë implementimin e brendshëm të standardeve ndërkombëtare;
Të bëj të mundur bashkëpunimin e shoqërisë civile si një aktorë i vetëm në vendet e Ballkanit për të mbështetur njerëzit me problem të shëndetit mendor për të ushtruar të drejtat e tyre në mënyrë të barabartë me të tjerët;
Në kuadër të zbatimit të këtij projekti janë zhvilluar 8 misione monitorimi të përbashkëta nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Komiteti Serb i Helsinkit, Komiteti Maqedonas i Helsinkit dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës në institucionet ku qëndrojnë personat me probleme të shëndetit mendor në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, kryesisht në spitalet psikiatrike, por dhe në shtëpitë mbështetëse dhe burgje. Si një nismë rajonale, është hartuar dhe një raport monitorimi rajonal në gjuhët përkatëse https://ahc.org.al/web/images/publikime/al/RAPORT%20MONITORIMI%20RAJONAL.pdf ,ku janë pasqyruar gjetjet dhe rekomandimet kryesore për çdo shtet dhe në nivel rajonal.
****
Për më shumë fuqëzim të mbrojtësve të të drejtave të njeriut në Shqipëri
Korrik 2015- Janar 2016
Objektivat e projektit kanë qenë:
Parandalimi, reduktimi dhe lufta kundër torturës dhe keqtrajtimit në stacionet e policisë dhe institucionet e mbyllura;
Forcimi i monitorimit të jashtëm dhe të pavarur të instrumenteve të jashtëm në institucionet e mbyllura dhe rrjetëzimi i aktorëve që operojnë në këtë fushë;
Në kuadër të këtij projekti janë realizuar 19 vizita monitoruese në institucione të ekzekutimit të vendimeve penale, 22 vizita monitoruese në komisariate e stacione policore dhe 4 Spitale Psikiatrike. Bazuar në raportet e monitorimit është hartuar një raport përmbledhës i cili është botuar dhe gjendet në faqen e KShH në web duke paraqitur konkluzionet, rekomandimet dhe masat e marra nga autoritetet shtetërore.
****
Riintgrimi i të miturve që janë në konflikt me ligjin në institucionet penitenciare në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri
Qershor të vitit 2013 dhe ende vijon zbatimin.
Fokusi i këtij projekti është trajnimi i personelit që punon më të miturit në IEVP Lezhë dhe IEVP Vlorë me metoda edukuese bashkëkohore sikurse është metoda “YOUTURN”. Në këtë kuadër, janë realizuar trajnime të vazhdueshme të stafit të institucioneve lartpërmendur nga ekspertë holandezë. Stafi i trajnuar prej ekspertëve holandezë, ka mundësuar trajnimin e mëtejshme të stafit të institucionit (trajnim trajnerësh). Si rezultat konkret të projektit citojmë pasurimin e programit ditor për të miturit, me larmishmëri aktivitetesh, zbatimi i projektit të serës në IEVP Vlorë, ku janë angazhuar të miturit, si dhe ndjekja e kursit të kopshtarisë po ashtu.