Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër të nismës “Jo Korrupsionit, Po Demokracisë”, mbështetur financiarisht nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA), nismë e cila synon fuqizimin e sektorit të shoqërisë civile si aktorët kryesorë të luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, nëpërmjet presionit pozitiv ndaj autoriteteve publike.
Në kuadër të kësaj iniciative, KShH kërkon të angazhojë dy ekspertë (analistë gjinor) për detyrat si më poshtë:
- Analiza e politikave gjinore pranë KShH dhe identifikimi i nevojave për politika të reja lidhur me aspektet gjinore për Komitetin Shqiptar të Helsinkit
- Hartimi i politikave gjinore si dhe përgatitjen e materialeve mbështetëse për zbatimin e këtyre politikave. Qëllimi i këtyre politikave është si më poshtë:
- Të zhvillojë të kuptuarit e çështjeve gjinore brenda organizatës përmes ngritjes së kapaciteteve, shkëmbimit të njohurive dhe komunikimit;
- Të konsolidojë proceset dhe metodat e integrimit gjinor në programet dhe aktivitetet e organizatës, duke përfshirë konsolidimin e një qasjeje të bazuar në të drejtat e njeriut;
- Të mbrojë dhe promovojë, në bashkëpunim me partnerët dhe palët e interesuara, marrjen parasysh të çështjeve gjinore në proceset e hartimit të politikave;
- Të krijojë dhe përmirësojë mekanizmat e monitorimit dhe raportimit në matjen e arritjes së objektivave të politikave gjinore dhe zbatimin e aktiviteteve.
- Përgatitja e materialeve mbështetëse për zbatimin e këtyre politikave, me qëllim krijimin e një kontrolli të plotë të pajtueshmërisë gjinore në fazën përfundimtare të projektit dhe procesit të hartimit të politikave si dhe forcimin e mbledhjes dhe analizimin të të dhënave të ndara sipas gjinisë për të kuptuar rolet dhe nevojat e grave dhe burrave.
- Të udhëheqë 2 seanca trajnimi me stafin e KShH, me qëllim që të zhvillojë të kuptuarit e çështjeve gjinore brenda organizatës përmes ndërtimit të kapaciteteve, shkëmbimit të njohurive dhe komunikimit.
- Të monitorojë procesin e zbatimit të politikave gjinore, nëpërmjet krijimit dhe përmirësimit të mekanizmave për matjen e arritjes së objektivave të politikave gjinore nëpërmjet hartimit të raporteve monitoruese 1 vjeçare mbi progresin e zbatimit të këtyre politikave dhe të ofrojë rekomandime mbi zbatimin në mënyrë më efiçente.
KShH inkurajon aplikimet nga kandidatë, të cilët janë të interesuar për t’u angazhuar si ekspertë në këtë proces dhe plotësojnë këto kritere të aftësisë individuale, edukimit dhe aftësisë profesionale në vijim: Edukimi dhe aftësitë profesionale
- Minimumi 10 vjet përvojë praktike në fushën e barazisë gjinore dhe integrimit gjinor.
- Është e preferueshme përvoja e shkrimit të politikave lidhur me çështje të integrimit gjinor.
- Diplomë e avancuar universitare në Drejtësi, Shkenca Politike, Administratë Publike ose fusha të tjera përkatëse;
- Të flasë rrjedhshëm gjuhën angleze;
- Aftësi e demonstruar për të prodhuar raporte me cilësi të lartë, me rekomandime qartësisht të zbatueshme;
- Aftësi të mira analitike dhe kërkimore, dhe përvojë e demonstruar në kryerjen e vlerësimeve të nevojave të OSHC-ve;
- Përvojë pune dhe ekspertizë në integrimin e aspekteve gjinore.
- Përvojë në zhvillimin e manualeve të trajnimit ose materialeve referuese, me objektiva specifike drejt qasjeve të integrimit gjinor.
Aftësitë individuale
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
- Aftësitë e punës në grup, kapaciteti për t’iu përgjigjur pozitivisht reagimeve kritike dhe një qasje e orientuar nga konsensusi ndaj punës.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe me integritet;
- Të ketë aftësi të gjera analitike dhe të menduarit kritik;
- Të jetë përgjegjës për respektimin e detyrave dhe afateve të përcaktuara;
KShH inkurajon ekspertët e interesuar që të dërgojnë në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al deri në datën 24.06.2023 dokumentacionin e mëposhtëm në formë të detyrueshme:
- CV (Curriculum Vitae);
- Ofertë finaciare.
Si dhe në formë fakultative
1. Punime të ngjashme të realizuara më parë/dokumente të tjera relevante
*Përzgjedhja do të bëhet mbi bazën e një vlerësimi objektiv, të paanshëm dhe meritokratik të CV-ve dhe çdo formë ndërhyrjeje apo komunikimi paraprak me anëtarët e stafit do të rezultojë në përjashtimin automatik të përzgjedhjes së ekspertit.
Me konsideratë,
Komiteti Shqiptar i Helsinkit