TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • RI-THIRRJE — Për angazhimin e një kompanie IT për ngritjen e një platforme online
21/05/2025
0
Thursday, 18 February 2021 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
RI-THIRRJE — Për angazhimin e një kompanie IT për ngritjen e një platforme online

Komiteti Shqiptar i Helsinkit është duke zbatuar projektin: “Media dixhitale në një fushë të re: Rruga drejt vetërregullimit, etikës dhe pavarësisë”, i mbështetur financiarisht nga qeveria holandeze.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është forcimi i etikës, profesionalizmit dhe pavarësisë në sektorin e medias në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke promovuar dhe shtyrë drejt rrjetëzimit, si dhe zgjidhjeve dhe politikave të qëndrueshme pozitive.

Në këtë kuadër, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë, organizon Konferencën Rajonale të Medias, e cila ka për qëllim të adresojë në nivel rajonal për shtetet e Ballkanit Perëndimor, sfidat me të cilat përballet sektori i medias, në drejtim të profesionalizmit, etikës dhe pavarësisë si dhe të analizojë dhe adresojë zgjidhje konkrete në këtë drejtim.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues dhe ekspertët më të mirë të fushës për çështjet e medias, në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe nga Holanda e Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Konferenca rajonale është parashikuar të zhvillohet në Tiranë, në datat 18-19 Mars 2021. Në përputhje me protokollet dhe udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), konferenca rajonale do të zhvillohet me pjesëmarrje fizike dhe online në ditën e parë, ndërsa dita e dytë e punimeve do të jetë tërësisht online.

Në këtë kuadër, Komiteti Shqiptar i Helsinkit shpall thirrjen për angazhimin e një kompanie IT për ngritjen e platformës online ku do të zhvillohet konferenca.

Kompania duhet të:

  • Angazhohet në krijimin e një platforme online për zhvillimin e Konferencës Rajonale të Medias, me rreth 100 pjesëmarrës .
  • Krijojë një sistem regjistrimi online të pjesëmarrësve.
  • Krijojë një sistem për përfshirjen e materialeve interaktive (sondazhe, video, etj.) për pjesëmarrësit, gjatë zhvillimit të konferencës.
  • Krijojë një sistem që mundëson aksesimin/ndryshimin e sesioneve paralele, që do të mbahen gjatë të njëjtës orë për pjesëmarrësit.
  • Krijojë një sistem që mundëson transmetimin e konferencës edhe në TV.
  • Ofrojë mbështetje teknike për folësit dhe pjesëmarrësit gjatë konferencës.
  • Menaxhojë sigurinë dhe privatësinë dixhitale gjatë gjithë procesit të organizimit/ realizimit të konferencës.
  • Publikojë/ Marketojë konferencën online në platformat e organizatës.
  • Japë asistencë për mbarëvajtjen e Konferencës Rajonale të Medias sipas parashikimeve të bëra në projekt.

Periudha e angazhimit të kompanisë IT do të jetë 28 Shkurt – 20 Mars 2021.

KSHH inkurajon aplikimet nga kompani, që plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Eksperiencë 3-vjeçare në organizimin dhe menaxhimin e eventeve online (krijimin e platformave të menaxhimit të eventeve online).
  • Njohje e teknologjive më të fundit të organizimit të eventeve online
  • Sugjerimi i platformave virtuale më të përshtatshme dhe të lehta për t’u përdorur në konferencë.

Të interesuarit duhet të dërgojnë:

  • Ofertë financiare, e cila nuk duhet të kalojë shumën maksimale prej 1500 euro;
  • CV të kompanisë;
  • Shembuj të punëve të mëparshme
  • Kopje të kualifikimeve (nëse ka);
  • Një material përmbledhës mbi bazat kryesore të metodologjisë që do të përdorë (1-2 faqe).

Dokumentet duhet të dërgohen në formë elektronike, në adresën office@ahc.org.al , brenda datës 22 Shkurt 2021.

Vetëm kompania e përzgjedhur do të njoftohet.

 

Faleminderit!

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

 

  • Tweet

What you can read next

NJOFTIM PËR SHTYP
OPONENCË LIGJORE PARAPRAKE
KËRKESË PËR OFERTË

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KËRKESË PËR OFERTË PËR PËRZGJEDHJEN E NJË SUBJEKTI TREGTAR I CILI OFRON SALLË ME QIRA PËR GJYSMË DITE SË BASHKU ME PAJISJET MBËSHTETËSE, COFFEE BREAK DHE COCKTAIL LUNCH PËR (+/-) 40 PERSONA PËR DATËN 11 QERSHOR 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...
  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit