TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • RIHAPET THIRRJA – KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI, EKSPERT PËR KOMUNIKIM DHE VIZIBILITET
21/05/2025
1
Wednesday, 19 May 2021 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
RIHAPET THIRRJA – KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI, EKSPERT PËR KOMUNIKIM DHE VIZIBILITET

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) rihap thirrjen për angazhimin e një eksperti komunikimi  dhe vizibiliteti,  i cili duhet të jetë i/e gatshëm të sigurojë komunikimin dhe informimin në lidhje me vizibilitetin e aktiviteteve të projekteve që KShH ka në zbatim. Eksperti i komunikimit bazuar në kërkesat dhe të dhënat e vendosura në dispozicion nga stafi zbatues i KShH, do të përmbushë shërbimet e mëposhtme:

    1. Sigurohet komunikimi dhe informimi në lidhje me vizibilitetin e aktiviteteve në zbatim të projekteve të KShH-së.
    2. Të zhvillojë një plan komunikimi dhe vizibiliteti, si dhe të ofrojë rekomandime për kanalet e mundshme të komunikimit dhe mjetet e vizibilitetit që do të përdoren nga projektet. Mbi bazën e këtij plani komunikimi dhe vizibiliteti duhet të hartohet linja e brendshme e komunikimit të secilit projekt dhe linja e jashtme e komunikimit më konkretisht: (1) Projekt – Palë e interesit; (2) Projekt – Donator; (3) Projekt – Media & Publiku i gjerë.
    3. Gjithashtu, do të ofrohen rekomandime në hartimin e materialeve të nevojshme për të siguruar që komunikimi i projektit është në përputhje me udhëzimet e donatorëve dhe mbështetësve të iniciativave përkatëse.
    4. Në pajtim me planin e komunikimit dhe vizibilitetit, do të përgatisë rekomandime për implementimin e aktiviteteve, me fokus të veçantë sfidat e paraqitura nga pandemia globale Covid-19 ose nga fatkeqësi të tjera natyrore.
    5. Të elaborojë dhe të përditësojë Website dhe profilet e rrjeteve sociale të organizatës në Facebook, instagram, Youtube etj.
    6. Të elaborojë dizajnin dhe të ofrojë rekomandime në rastet e prodhimit të materialeve për vizibilitetin e projekteve. Më konkretisht, duhet të kontribuojë në përgatitjen e materialeve të vizibilitetit si psh, postime në median sociale dhe në faqen zyrtare, intervista/artikuj në median e shkruar dhe elektronike, infografikë, etj, në bashkëpunim me stafin e KShH-së.
    7. Për më tepër eksperti i angazhuar do të mbështesë në implementimin e planit të komunikimit dhe vizibilitetit dhe linjave të hartuara paraprakisht prej tij/saj, si dhe do të ndërmarrë aktivitetet mbështetëse siç kërkohet.

 

Eksperti/ja duhet të hartojë një raport pune 1 herë në javë (çdo ditë të premte), dhe do ia adresojë administratorit të zyrës të KShH-së, i/e cili/a pas vlerësimit e përcjell për miratim pranë koordinatorëve të projekteve respektive. Ky raport do të përfshijë një përshkrim të detajuar të të gjitha aktiviteteve dhe rezultateve të arritura në kontekst të detyrave të përcaktuara për ekspertin/en.

 

KShH inkurajon aplikimet nga kandidatë, të cilët janë të interesuar për t’u angazhuar si ekspertë në këtë proces dhe plotësojnë këto kritere të aftësisë individuale, edukimit dhe aftësisë profesionale në vijim:

Aftësitë individuale

  1. Të jetë i/e pavarur, i/e paanshëm dhe me integritet;
  2. Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip dhe jo vetëm;
  3. Të ketë aftësi analitike dhe mendim kritik;
  4. Të jetë i/e përgjegjshëm për respektimin e detyrave dhe afatet e vendosura;
  5. Të ketë aftësi të punojnë nën presionin e kohës.

 

Edukimi dhe aftësitë profesionale

 

  1. Të zotërojë diplomë në nivelin Bachelor/Master, mundësisht në fusha që lidhen me marrëdhëniet me publikun, politikat dhe praktikat e komunikimit;
  1. Aftesi analitike, ndërpersonale dhe komunikuese;
  2. Aftësi në nivelin B1 në gjuhën angleze;
  3. Njohuri kompjuterike (aplikacionet MS Office dhe paketat e programit të dizanjit).
  4. Të paktën 2 vite përvojë pune në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe mediave.
  1. Përvojë në zbatimin e aktiviteteve të komunikimit dhe vizibilitetit, në përputhje me pikën 2 të thirrjes

KShH inkurajon ekspertët e interesuar që të dërgojnë në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al, deri në datën 28 Maj 2021 dokumentacionin e mëposhtëm (në mënyrë kumulative):

 

  1. CV (Curriculum Vitae);
  2. Letër motivimi dhe listë me referenca;
  3. Koncept i metodologjisë për planin e komunikimit dhe të vizibilitetit. (1-2 faqe)
  4. Ofertë finaciare të shprehur në Lekë.
  5. Dëshmi ku vërtetohet njohuria e gjuhës angleze.
  6. Një folder me punime të mëparshme dizajni si postera, infografikë etj.

 

Vetëm eksperti i përzgjedhur do të njoftohet.

 

Me konsideratë,

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • Tweet

What you can read next

“Sinjalizuesit” apo “Bilbilfryrësit”, instrumenti ligjor i pashfrytëzuar
Data 10 Dhjetor shënon ditën e të drejtave të njeriut
LETËR E HAPUR – APEL PËR RISHQYRTIM TË MARRËVESHJES SË IMIGRACIONIT ME ITALINËLETËR E HAPUR –

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KËRKESË PËR OFERTË PËR PËRZGJEDHJEN E NJË SUBJEKTI TREGTAR I CILI OFRON SALLË ME QIRA PËR GJYSMË DITE SË BASHKU ME PAJISJET MBËSHTETËSE, COFFEE BREAK DHE COCKTAIL LUNCH PËR (+/-) 40 PERSONA PËR DATËN 11 QERSHOR 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...
  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit