06.04.2018

Komiteti Shqiptar i Helsinkit organizoi ne date 6 Prill 2018 Takimin e Komitetit Drejtues (Steering Committee Meeting) me organizatat fituese të projektit "Shoqëria Civile kundër ekstremizmit të dhunshëm". Në këtë takim, përfaqësues të organizatave të mbështetura me grante nga projekti prezantuan aktivitetet e projekteve të tyre të zbatuara deri më tani. Gjithashtu u prezantuan mundësi bashkëpunimi midis organizatave dhe krijimi i sinergjive të përbashkëta për zbatimin e aktiviteteve të projektit si dhe u diskutua mbi ngritjen e Keshillit Lokal te Sigurise Publike (KLSP) nga përfaqësuesi i GUS Albania, z. Derand Krasniqi. Takimi u përshendet nga drejtoresha ekzekutive e Komiteti Shqiptar i Helsinkit znj. Erida Skëndaj si dhe nga z. Agron Sojati, Koordinator Kombëtar kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit "Shoqëria civile kundër ekstremizmit të dhunshëm", financuar nga Bashkimi Europian.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit