TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • THIRRJE PËR 1 VEND VAKANT – MENAXHER/E FINANCE
13/05/2025
0
Wednesday, 04 October 2023 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje

THIRRJE PËR 1 VEND VAKANT – MENAXHER/E FINANCE

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpall njoftimin për vend vakant, për pozicionin e punës me këto specifika:

  • Një menaxher/e finance
  • Kontratë pune pa afat
  • Me kohë të plotë, muajt e parë në provë konform Kodit të Punës

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore që do të ushtrohen në përmbushje të këtij pozicioni pune janë si vijon:

  1. Planifikon, harton dhe monitoron periodikisht të ardhurat dhe shpenzimet sipas projekteve të organizatës.
  2. Përgatit raportet periodike dhe përfundimtare,  finaciare për përdorim të brendshëm dhe për donatorët sipas kërkesave specifike të projekteve, mban kontakte me donatorët për çështjet financiare dhe kontraktuale sipas projekteve;
  3. Mbikqyr me rigorozitet dhe konform parimit të integritetit, realizimin e procedurave të prokurimit në përputhje me Manualin e Procedurave të Prokurimit të KShH-së dhe rregullave specifike të donatorëve;
  4. Verifikon ligjshmërinë dhe pajtueshmërinë me buxhetet e projekteve të pagesave që parashikohen në kontrata të hartuara nga stafi ekzekutiv i KSHH-së.
  5. Menaxhon dhe mbikëqyr praktikat financiare dhe procedurat e tjera të lidhura me veprimet financiare, nga organizatat e nëngrantuara nga KShH.
  6. Mbikqyr dhe kontrollon praktikën e brendshme të propozimit dhe ekzekutimit të veprimeve financiare të hartuara nga stafi i projekteve dhe administratori i zyrës, pajtueshmërinë e praktikës me linjat buxhetore, ligjshmërinë e shpenzimeve konform akteve të brendshme të KShH-së, kontratave me donatorët;
  7. Menaxhon dhe mbikqyr zbatimin e  procedurave administrative në përputhje me rregulloren e brendshme të organizatës dhe detyrimet kontraktuale të donatorëve;
  8. Menaxhon procesin e hartimit të buxheteve për projekt propozime, dhe ndjek në vijim realizimin e buxheteve të miratuara.
  9. Është përgjegjës për supervizimin e sistemit të kontabilitetit të organizatës për projektet në ngarkim.
  10. Supervizon punën e Asistentit të Financës dhe Administratorit të Zyrës si eprori I drejtpërdrejtë.
  11. Është përgjegjës për çdo veprim/procedurë financiare për projektet në zbatim.
  12. Bashkëpunon dhe propozon në procesin e zhvillimit të politikave financiare të organizatës;
  13. Raporton çdo muaj mbi situatën financiare të projekteve në ngarkim, dhe realizimin e buxheteve të projekteve tek Drejtori Ekzekutiv
  14. Të tjera gjatë ecurisë së punës  në organizatë.

Kandidati ose kandidatja për këtë pozicion duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të ketë përfunduar studimet e plota (bachelor dhe master) për Degën Financë dhe Kontabilitet me mesatare mbi 8.5;
  2. Të ketë eksperencë profesionale mbi 5 vite si financiere mundësisht në organizata jofitimprurëse vendase ose ndërkombëtare, ose së paku në institucionet e administratës publike, në sektorin e auditimit të OJF-ve apo biznesit.
  3. Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur (Sipas vërtetimeve të lëshuara nga Institucionet e licensuara që çertifikojnë njohuritë e gjuhës angleze);
  4. Të jetë njohës dhe përdorues shumë i mirë i programeve bazë të kompjuterit. Të përdorë shumë mirë programin Alpha Web dhe programin Excel;
  5. Të jetë i aftë të punojë në grup dhe të ketë aftësi shumë të mira  ndërpersonale.
  6. Është e rekomandueshme të disponohen letra reference nga punëdhënësit e mëparshëm apo pedagogët që e kanë mentoruar gjatë studimeve universitare apo pasuniversitare.

Mënyra e Aplikimit.

Të interesuarit të dërgojnë brenda datës 13 Tetor 2023, në adresen tonë elektronike office@ahc.org.al dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. CV;
  2. Kopje të dokumentacionit shoqërues që vërteton përmbushjen e kritereve të parashikuara në pikat “1”, “2”, “3”, “4” , “5”, “6”, më sipër;

Mënyra e përzgjedhjes

Një komision seleksionimi brenda KShH-së do të vlerësojë të gjitha aplikimet e kandidatëve të interesuar. Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në një listë të shkurtër do të njoftohen brenda datës 15 Tetor 2023, për një intervistë me komisionin e seleksionimit të kandidatëve në fazën e dytë të rekrutimit.

  • Tweet

What you can read next

DISA MENDIME DHE SUGJERIME TË KOMITETIT SHQIPTAR TË HELSINKIT PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7905, DT. 21.03.1995 “KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR
RASTI I TËRKUZËS/ “NDOTJA e ajrit dhe ujit”, masakra mjedisore që po i bëhet Kamzës
KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT/KOMPANI MEDIATIKE PËR PUBLIKIMIN E NJOFTIMIT PËR SKEMËN E NËN-GRANTIMIT

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit