Avokat/Koordinator Projektesh
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
2 Prill 2019
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpall njoftimin publik për vend vakant, për pozicionin e punës me këto specifika:
– Një Avokat/Koordinator Projektesh
– Kontratë pune një vjeçare (2 muajt e parë kohë prove), me të drejtë ripërtëritje pas afatit një vjeçar, në varësi të projekteve që organizata do të implementojë
– Me kohë të plotë pune (full-time).
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore që do të ushtrohen në përmbushje të këtij pozicioni pune janë si vijon:
- Ofrimi i ekspertizës ligjore dhe profesionale për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm si dhe përfaqësimin ligjor në gjykatat e brendshme dhe në Gjykatën e Strasburgut të çështjeve me natyrë strategjike, class action, amicus curiae dhe çështje të tjera të shkeljeve të të drejtave të shtetasve.
- Shkrimin dhe koordinimin e projekteve në fushën e ligjit dhe të sistemit të drejtësisë;
- Ofrimi i ekspertizës ligjore për trajtimin e ankesave të shtetasve, përpilimin e shkresave drejtuar ankuesve dhe institucioneve shtetërore, ofrimin e oponencës ligjore për projektligje apo projekt akteve të tjera;
- Hartimin në mënyrë cilësore, profesionale dhe brenda afateve të raporteve të monitorimit, të raporteve me natyrë studimore apo kërkimore;
- Kryerjen e monitorimeve dhe verifikimeve në institucione si gjykata, prokurori, institucionet e reja të sistemit të drejtësisë, Zgjedhjeve Parlamentare dhe Vendore, burgje, paraburgime, komisariate të Policisë së Shtetit, etj;
- Përfaqësimin e KShH-së në tryeza, seminare, trajnime, intervista në media dhe veprimtari të tjera kur kjo delegohet nga drejtori ekzekutiv;
- Etj.
Kandidati ose kandidatja për këtë pozicion duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë përfunduar studimet e plota (bachelor dhe master) në Fakultetin e Drejtësisë (preferohen kandidatët që kanë përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës)
- Të ketë mesatare të studimeve në Bachelor mbi 8.5 dhe në master mbi 8.5
- Të ketë liçencën e avokatisë, të cilën duhet ta ketë ushtruar të paktën 2 vjet.
- Të ketë punuar si jurist në sektorin publik, në sistemin e drejtësisë ose në organizatat ndërkombëtare apo të shoqërisë civile për të paktën 3 vite (preferohen kandidatët që kanë patur përvoja të mëparshme në shkrimin dhe koordinimin e projekteve).
- Të jetë njohës shumë i mirë i legjislacionit të reformës në sistemin e drejtësisë dhe në mënyrë të veçantë të procesit të vettingut (preferohen kandidatët që kanë patur përvoja të mëparshme angazhimi në hartimin, zbatimin apo monitorimin e reformës në sistemin e drejtësisë);
- Të jetë njohës shumë i mirë i standarteve të të drejtave dhe lirive të njeriut (të parashikuara në Konventat Ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi ynë dhe në legjislacionin vendas)
- Të ketë aftësi shumë të mirë analitike të ligjit dhe zbatimit të tij si dhe aftësi shumë të mira në të shkruar dhe në të folur;
- Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur (Sipas vërtetimeve të lëshuara nga Institucionet e licensuara që çertifikojnë njohuritë e gjuhës angleze)
- Të jetë njohës dhe përdorues shumë i mirë i programeve bazë të kompjuterit
- Të jetë i aftë të punojë në grup dhe të ketë aftësi shumë të mirë organizative
Mënyra e Aplikimit.
Të interesuarit të dërgojnë brenda datës 15 Prill 2019, ora 12:00 në adresen tonë elektronike office@ahc.org.al dokumentacionin e mëposhtëm:
- CV
- “Kopje të dokumentacionit shoqërues që vërteton përmbushjen e kritereve të parashikuara në gërmat “1”, “2”, “3”, “4”, “5”, “8” dhe “9” më sipër;
- Letër Motivimi (jo më shumë se 500 fjalë)
- Të paktën dy letra reference nga punëdhënësit e mëparshëm apo stafi akademik i Fakultetit ku kanë ndjekur studimet për drejtësi
Mënyra e përzgjedhjes
Një komision paraprak seleksionimi brenda KShH-së do të vlerësojë të gjitha aplikimet e kandidatëve të interesuar. Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në një listë të shkurtër do të njoftohen brenda datës 19 Prill 2019, për një intervistë me komisionin e seleksionimit të kandidatëve në fazën e dytë të rekrutimit.