TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Njoftime, Thirrje
  • THIRRJE PËR APLIKIM PËR TË PËRZGJEDHUR 6 STUDENTË TË FAKULTETEVE TË DREJTËSISË
13/05/2025
0
Wednesday, 23 August 2023 / Published in Njoftime, Thirrje

THIRRJE PËR APLIKIM PËR TË PËRZGJEDHUR 6 STUDENTË TË FAKULTETEVE TË DREJTËSISË

PËR LABORATORIN E PARË TË TË DREJTAVE TË NJERIUT NË VEND THIRRJE PËR APLIKIM PËR TË PËRZGJEDHUR 6 STUDENTË TË FAKULTETEVE TË DREJTËSISË Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër të nismës “Jo Korrupsionit, Po Demokracisë”, mbështetur financiarisht nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA), nismë e cila synon fuqizimin e sektorit të shoqërisë civile si aktorët kryesorë të luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, nëpërmjet presionit pozitiv ndaj autoriteteve publikeNë kuadër të kësaj iniciative, KShH kërkon të angazhojë 6 studentë të Fakultetit të Drejtësisë  për të kontribuar me idetë dhe njohuritë e tyre në Laboratorin e Parë të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në vendin tonë, i cili do të ngrihet nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me ekspertizën e Universitetit Amerikan të Minesotës, ekspertëve të të drejtave të njeriut pjesë e stafit të KShH-së, si dhe kontributin e 4 organizatave partnere pjesë e kësaj nisme: Qendra Europiane, Shoqata Internacionale për Solidaritetin, Gruaja në Zhvillim Korcë dhe Qendra për Progres Rinor, Kukës.

Laboratori është konceptuar në tre faza që konsistojnë në ideimin, eksperimentimin dhe veprimin për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për kauza të rëndësishme që lidhen me situatën e të drejtave dhe lirive të njeriut në vendin tonë. Për këtë angazhim, studentët do të paguhen në mënyrë modeste, ndërkohë që pritet të japin kontributin e tyre në disa drejtime si vijon:

  • Pjesëmarrja me kontribute aktive në diskutime në Workshop-et dhe eventet debatuese me në fokus çështjet e antikorrupsionit, pjesëmarrja e qytetarëve në politikëbërje dhe sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e grupeve vulnerabël, etj. (25-29 Shtator)
  • Pjesëmarrja në diskutimet e realizuara mbi këto tematika me qëllim shkëmbimin e mendimeve mbi sfidat që OShC hasin në ushtrim  të aktivitetit dhe angazhimit të tyre si dhe dhënies së ideve se si organizatat mund të angazhohen në kauza të rëndësishme me interes publik për të drejtat dhe liritë e njeriut në shqipëri në Shqipëri.
  • Nën udhëheqjen e ekspertëve të angazhuar, do të ndihmojnë 4 organizatat partnere të KSHH-së në ndërmarrjen e veprimeve të advokacisë, angazhimit civil dhe lobimit në adresimin e zgjidhjeve potenciale për 4 kauza që kanë interes publik në fushën e të drejtave të njeriut (me anë të monitorimeve, fillimit të litigimit strategjik, përgatitjes së dokumentave politikë apo kërkimorë, të cilat do të shërbejnë për të ushtruar presion pozitiv ndaj institucioneve në funksion të ndryshimeve pozitive në legjislacion, politika, ndryshime institucionale, etj).

KShH inkurajon aplikimet nga kandidatë, të cilët janë të interesuar për t’u angazhuar në këtë proces dhe plotësojnë këto kritere të aftësisë individuale, edukimit dhe aftësisë profesionale në vijim:

Edukimi dhe aftësitë profesionale

  • Të jetë duke ndjekur vitin e tretë të studimeve në nivelin Bachelor ose studimet në nivelin Master, dega Drejtësi.
  • Të kenë mesatare të studimeve mbi 8.0.
  • Të njohë mirë anglishten dhe të jetë përdorues shumë i mirë i programeve bazë të kompjuterit.
  • Aftësi të mira në kërkim shkencor dhe për të prodhuar dokumente kërkimore me cilësi të lartë

Aftësitë individuale

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Aftësitë e punës në grup, kapaciteti për t’iu përgjigjur pozitivisht reagimeve kritike dhe një qasje e orientuar nga konsensusi ndaj punës.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe me integritet;
  • Të ketë aftësi të gjera analitike, kërkimore dhe të menduarit kritik;
  • Të jetë përgjegjës për respektimin e detyrave dhe afateve të përcaktuara;

KShH inkurajon studentët e interesuar që të dërgojnë në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al  deri në datën 13.09.2023 dokumentacionin e mëposhtëm në formë të detyrueshme:

  1. CV (Curriculum Vitae);
  2. Ofertë finaciare.
  3. Dy letra rekomandimi nga pedagogët e tyre

Si dhe në formë fakultative

1. Punime të ngjashme të realizuara më parë/dokumente të tjera relevante

Me konsideratë,

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • Tweet

What you can read next

PËR PËRZGJEDHJEN E NJË SUBJEKTI TREGTAR I CILI OFRON SALLË ME QIRA PËR GJYSMË DITE SË BASHKU ME PAJISJET MBËSHTETËSE, SI DHE COFFEE BREAK PËR 20 PERSONA GJATË JAVËS SË DYTË OSE TË TRETË TË MUAJIT KORRIK
RI-THIRRJE PËR TELEVIZIONE KOMBËTARE
VDEKJA E SHTETASIT ENEA FTOI KËRKON NJË HETIM TË PLOTË DHE TË GJITHËANSHËM

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit