Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), organizatë jofitimprurëse e regjistruar sipas legjislacionit në fuqi, motivon të bëhen pjesë e programit të internship-it (pa të drejtë pagese), studentët e vitit të fundit në master ose që sapo kanë mbaruar Fakultetin Ekonomik pranë Universiteteve të akredituara në vendin tonë ose jashtë.
Programi i praktikës profesionale (internship) do të zhvillohet pranë zyrave të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për një periudhë 3 deri në 6 mujore.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore që do të ushtrohen gjatë realizimit të internship-it janë:
- Të asistojë Oficerin e Financës në plotësimin e dokumentacionit dhe të dhënave financiare të kërkuar për raportimin financiar në kuadër të projekteve të zbatuara nga KShH.
- Të asistojë Oficerin e Financës në hedhjen e të dhënave financiare në programin ALFA
- Të kontribuojë në administrimin e protokollit të zyrës, arkës (veprimet cash), regjistrimin e tyre, korrespondencën telefonike, etj.
- Të asistojë në aspektin financiar dhe administrativ, projekte të tjera të implementuara nga KShH.
Kandidati ose kandidatja i/e interesuar për këtë pozicion duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë duke ndjekur vitin e fundit të studimeve në nivelin Master pranë Fakulteteve të Ekonomisë ose i/e sapodiplomuar në këto Fakutlete.
- Të kenë mesatare të studimeve Bachelor mbi 7.0.
- Të njohë mirë anglishten dhe të jetë përdorues shumë i mirë i programeve bazë të kompjuterit.
- Të ketë aftësi të mira të komunikimit dhe të punës në grup.
- Të ketë njohuri ose trajnime paraprake mbi përdorimin e programit ALFA (kriter preferencial)
Mënyra e Aplikimit
Të interesuarit të dërgojnë dokumentacionin e mëposhtëm, brenda datës 2 Gusht 2021, në adresen tonë elektronike:
- CV
- Letër Rekomandimi nga Pedagogë (nëse e disponojnë)
Mënyra e përzgjedhjes
Një komision paraprak seleksionimi brenda KShH-së do të vlerësojë të gjitha aplikimet e kandidatëve të interesuar. Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në një listë të shkurtër do të njoftohen brenda datës 3 Gusht 2021, për një intervistë me komisionin e seleksionimit të kandidatëve në fazën e dytë të rekrutimit. Vetëm dy praktikantë do të përzgjidhen për realizimin e programit të internship-it pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit.