Thirrje Për Praktikantë
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpall njoftimin publik për internship (praktikë profesionale).
KShH motivon të bëhen pjesë e programit të internship-it (pa të drejtë pagese) studentët e Fakulteteve të Drejtësisë që duan të angazhohen në Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, monitorimin e sistemit të burgjeve në vendin tonë, monitorimin online të veprimtarisë së sistemit gjyqësor dhe të funksionimit të organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë etj.
Programi i praktikës profesionale (internship) do të zhvillohet pranë zyrave të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për një periudhë 3 mujore, me angazhim fizikisht çdo ditë jo më pak se 4 orë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore që do të ushtrohen gjatë realizimit të internship-it janë:
1.Angazhimi në monitorime të ndryshme në terren me qëllim verifikimin e situatës së të drejtave dhe lirive të shtetasve.
2.Angazhimi si desk-researcher dhe monitorim online i veprimtarisë së pushtetit gjyqësor, organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, lirinë e medias dhe gjuhën e urrejtjes etj.
3.Asistimi në përgatitjen e materialeve, raporteve kërkimore, shkrimeve etj.
4.Asistimi i stafit në realizimin e aktiviteteve që zbaton organizata.
5.Shpërndarja e publikimeve të prodhuara nga ana e Komitetit Shqiptar të Helsinkit pranë grupeve të ndryshme të interesit.
6.Angazhimi me detyra të natyrës administrative sipas rastit.
Kandidati ose kandidatja i/e interesuar për këtë pozicion duhet të plotësojë këto kritere:
1. Të jetë duke ndjekur vitin e tretë të studimeve në nivelin Bachelor ose studimet në nivelin Master pranë Fakultetit të Drejtësisë.
2. Të kenë mesatare të studimeve mbi 8.0.
3. Të njohë mirë anglishten dhe të jetë përdorues shumë i mirë i programeve bazë të kompjuterit.
4. Të ketë aftësi të mira të komunikimit dhe të punës në grup
Mënyra e Aplikimit
Të interesuarit të dërgojnë brenda datës 23 Shkurt 2024 në adresen tonë elektronike office@ahc.org.al dokumentacionin e mëposhtëm:
1. CV;
2. Letër motivimi (jo më shumë se 500 fjalë)
3. Kopje të dokumentacionit shoqërues që vërteton përmbushjen e kritereve të parashikuara në pikat “1”, “2”, “3” më sipër
Mënyra e përzgjedhjes
Një komision paraprak seleksionimi brenda KShH-së do të vlerësojë të gjitha aplikimet e kandidatëve të interesuar. Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në një listë të shkurtër do të njoftohen brenda datës 08 Mars 2024 , për një intervistë me komisionin e seleksionimit të kandidatëve në fazën e dytë të rekrutimit. Vetëm dy praktikantë do të përzgjidhen për realizimin e programit të internship-it pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit.