Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpall njoftimin për vend vakant, për pozicionin e punës me këto specifika:
- Një oficer/e finance për grante të vogla dhe të mesme
- Kontratë pune 1 vjeçare, me të drejtë ri-përtëritje, në varësi të performancës dhe mundësive të organizatës
- Me kohë të plotë, muajt e parë në provë konform Kodit të Punës
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore që do të ushtrohen në përmbushje të këtij pozicioni pune janë si vijon:
- Planifikon dhe monitoron periodikisht të ardhurat dhe shpenzimet sipas projekteve të vogla dhe të mesme të organizatës, përgatit raportet finaciare për përdorim të brendshëm dhe për donatorët sipas kërkesave specifike të projekteve, mban kontakte me donatorët për çështjet financiare dhe kontraktuale sipas projekteve;
- Ndjek dhe mbikqyr zbatimin e procedurave financiare dhe administrative në përputhje me rregulloren e brendshme të organizatës dhe detyrimet kontraktuale të donatorëve për projektet që do të ketë në ngarkim;
- Bashkëpunon me Kordinatorët e projekteve në hartimin e buxheteve për projekt propozime të vogla dhe të mesme, dhe ndjek në vijim realizimin e buxheteve të miratuara.
- Mbikqyr me rigorozitet dhe konform parimit të integritetit, realizimin e procedurave të prokurimit në përputhje me rregulloren e brendshme të organizatës dhe rregullave specifike të donatorëve;
- Është përgjegjëse për mbajtjen e sistemit të kontabilitetit të organizatës për projektet në ngarkim.
- Raporton çdo muaj mbi situatën financiare të projekteve në ngarkim, dhe realizimin e buxheteve të projekteve tek Drejtori Ekzekutiv
- Është përgjegjëse për çdo veprim/procedurë financiare për projektet në zbatim.
- Bashkëpunon dhe propozon në procesin e zhvillimit të politikave financiare të organizatës;
- Të tjera gjatë ecurisë së punës në organizatë.
Kandidati ose kandidatja për këtë pozicion duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë përfunduar studimet e plota (bachelor dhe master) për Ekonomi, Financë dhe Kontabilitet me mesatare mbi 7.5 në nivelin e parë dhe mbi 8.0 në nivelin e dytë;
- Të ketë eksperencë profesionale mbi 3 vite si financiere mundësisht në organizata jofitimprurëse vendase ose ndërkombëtare, ose së paku në institucionet e administratës publike apo edhe në sektorin e biznesit
- Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur (Sipas vërtetimeve të lëshuara nga Institucionet e licensuara që çertifikojnë njohuritë e gjuhës angleze);
- Të jetë njohës dhe përdorues shumë i mirë i programeve bazë të kompjuterit. Të përdorë shumë mirë programin Alpha Ëeb dhe programin Excel;
- Të jetë i aftë të punojë në grup dhe të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.
Mënyra e Aplikimit.
Të interesuarit të dërgojnë brenda datës 9 Gusht 2022, ora 17.00 në adresen tonë elektronike office@ahc.org.al dokumentacionin e mëposhtëm:
- CV;
- Kopje të dokumentacionit shoqërues që vërteton përmbushjen e kritereve të parashikuara në pikat “1”, “2”, “3”, “4” , “5”, “6”, më sipër;
- Një ose dy letra reference nga punëdhënësit e mëparshëm.
Mënyra e përzgjedhjes
Një komision seleksionimi brenda KShH-së do të vlerësojë të gjitha aplikimet e kandidatëve të interesuar. Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në një listë të shkurtër do të njoftohen brenda datës 15 Gusht 2022, për një intervistë me komisionin e seleksionimit të kandidatëve në fazën e dytë të rekrutimit.
Intervista me kandidatët potencial pritet të realizohet deri në dt. 18 Gusht, ndërkohë që kandidati/ja fitues pritet që të fillojë zyrtarisht punën në dt.20 Gusht 2022.
Paga për pozicionin
Paga bruto mujore do të jetë 740 Eur në muaj.