TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • THIRRJE PËR VEND VAKANT
13/05/2025
0
Wednesday, 28 February 2024 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje

THIRRJE PËR VEND VAKANT

Vend Vakant “ Një Menaxher/e Projektesh” (Diplomuar në Drejtësi)

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpall njoftimin publik për vend vakant, për pozicionin e punës me këto specifika:

  • 1 (Një) Menaxher/e Projektesh
  • Kontratë pa Afat, Me kohë të plotë, 3 muajt e parë në provë konform Kodit të Punës

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore që do të ushtrohen në përmbushje të këtij pozicioni pune janë si vijon:

  1. Të drejtojë dhe/ose kontribuojë në procesin e shkrimit të projekteve të reja.
  2. Të menaxhojë dhe mbikëqyrë hartimin dhe zbatimin e planeve periodike të aktiviteteve të projektit/eve që menaxhon
  3. Të supervizojë rregullisht dhe orientojë sipas nevojave, stafin e projektit, ekspertët, konsulentët, vëzhguesit, personat të tjerë të kontaktit të angazhuar në projektet që menaxhon.
  4. Të monitorojë dhe vlerësojë sistematikisht veprimtaritë me rëndësi të projektit dhe efektshmërine e strategjive të përdorura.
  5. Të kontrollojë cilësinë dhe/ose kontribuojë në përputhje me fushën e ekspertizës së tij, në hartimin e raporteve, kërkimeve, studimeve, manualeve, broshurave, etj,.
  6. Të kontrollojë cilësinë ose kontribuojë në raste të veçanta, në hartimin e shkresave, letrave drejtuar të tretëve lidhur me veprimtaritë e projektit që menaxhon. 
  7. Të rishikojë informacionet e përgatitura shqip/anglisht për faqen e internetit/social media të KShH-së të përgatitura nga stafi i projektit dhe të propozojë përmirësimin e tyre.
  8. Të bashkëpunojë në organizimin e punës për përgatitjen e raporteve periodike dhe raportit vjetor për Asamblenë e KShH-së, me informacionin për projektet që ka në menaxhim.
  9. Të bashkëpunojë me sektorin e Financës për mbikëqyrjen e zbatimit të kërkesave financiare të projektit,.
  10. Të mbikqyrë përgatitjen e të gjitha raportet progresive dhe finale të projektit që ka në menaxhim, në kohë dhe me cilësi. 
  11. Kur të lindë nevoja, të përfaqësojë organizatën sipas kërkesave të Dr.Ekzekutiv në media, aktivitete vendase dhe ndërkombëtare.
  12. Të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive dhe impaktuese me ekipin e organizatës.
  13. Të kontribuojë bashkarisht me kolegët e tjerë në hartimin e dokumentave strategjikë të organizatës

Kandidati ose kandidatja për këtë pozicion duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të ketë përfunduar studimet e plota (bachelor dhe master) për Drejtësi
  2. Të ketë mesatare të studimeve në Bachelor mbi 8.5 dhe në master mbi 8.5
  3. Të ketë të paktën 7 vite pune në profesion, të dëshmuara me kontrata të rregullta pune, prej të cilave, do të favorizohen kandidatët që kanë të paktën 3 vjet përvojë pune në pozicione koordinuese ose menaxhuese në organizata vendase, ndërkombëtare apo institucione publike.
  4. Të ketë njohuri të mira në shkrim projektesh. Do të konsiderohet avantazh nëse kandidati/ja ka eksperiencë në shkrimin e projekteve të Bashkimit Evropian.
  5. Të ketë aftësi komunikuese e menaxheriale shumë të mira, në drejtimin dhe organizimin e punës së stafit.
  6. Të ketë aftësi shumë të mira ndërmjetësuese të orientuara drejt zgjidhjeve praktike, në rast të sfidave apo risqeve potenciale.
  7. Të reflektojë korrektesë në oraret e punës dhe respektimin e afateve kohore lidhur me projektet nën zbatim.
  8. Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur (Sipas vërtetimeve të lëshuara nga Institucionet e licensuara që çertifikojnë njohuritë e gjuhës angleze)
  9. Të jetë njohës dhe përdorues shumë i mirë i programeve bazë të kompjuterit (Sipas vërtetimeve të lëshuara nga Institucionet e licensuara që certifikojnë këto aftësi)

Mënyra e Aplikimit.

Të interesuarit të dërgojnë brenda datës 15 Mars 2024, në adresën tonë elektronike office@ahc.org.al dokumentacionin e mëposhtëm duke vendosur në titullin e e-mailit “Kandidat/e për pozicionin Menaxher/e Projektesh”:

  1. CV në gjuhën angleze ose shqip;
  2. Kopje të dokumentacionit shoqërues që vërteton përmbushjen e kritereve të parashikuara në pikat “1”, “2”, “3”, “8” dhe “9” dhe “10” më sipër;
  3. Një ose dy letra reference nga punëdhënësit e mëparshëm.

 

Mënyra e përzgjedhjes

Një komision seleksionimi brenda KShH-së do të vlerësojë të gjitha aplikimet e kandidatëve të interesuar.

Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në një listë të shkurtër do të njoftohen brenda datës 25 Mars 2024, për një intervistë me komisionin e seleksionimit të kandidatëve në fazën e dytë të rekrutimit.

Paga për pozicionin është motivuese dhe do t’i komunikohet kandidatëve të kualifikuar përgjatë procesit të intervistimit.

  • Tweet

What you can read next

MINISTRIA E DREJTËSISË DHE KLGJ TË REFLEKTOJNË ME PRIORITET PËR BOJKOTIN E AVOKATËVE DHE KËRKESAT E TYRE LEGJITIME
Një model tjetër pozitiv i mbrojtjes nga diskriminimi në sajë të ndërhyrjes ligjore të Komitetit Shqiptar të Helsinkit
Mbi rrezikun e korporatizmit në drejtësi

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit