Thirrje për vëzhgues për monitorimin e gjykatave
Komiteti Shqiptar i Helsinkit do të nisë së shpejti zbatimin e nismës “Të punojmë së bashku për seanca gjyqësore të hapura dhe transparente në gjykatat e të gjitha niveleve në Shqipëri”, mbeshtetur nga USAID-i, në kuadër të projektit “Drejtësi për të gjithë”.
Nëpërmjet kësaj nisme Komiteti Shqiptar i Helsinkit do të vlerësojë përdorimin e sallave të gjykimit dhe sistemit të regjistrimit audio në gjykatat e të gjitha niveleve në Shqipëri, në shkallë republike.
Në kuadër të realizimit të këtij projekti, Komiteti Shqiptar i Helsinkit i bën thirrje të gjithë të interesuarve që dëshirojnë të jenë pjesë e procesit monitorues të gjykatave në periudhën Janar-Mars 2017, të shprehin interesin e tyre duke dërguar një CV dhe një Letër Motivimi në postën tonë elektronike: office@ahc.org.al. Kjo thirrje për aplikim do të jetë e hapur deri në datën 9 Dhjetor 2016.
Kriteret mbi bazën e të cilave do të bëhet përzgjedhja e të gjithë personave të interesuar që dëshirojnë të jenë pjesë e ekipit me vullnetar të monitorimit të gjykatave si vëzhgues, janë si vijon:
1. Aplikanti/ja duhet të ketë përfunduar studimet master në degët Drejtësi ose Shkenca Sociale ose të jetë duke ndjekur studimet master në këto degë. Preferohen studentët që kanë përfunduar studimet Bachelor dhe/ose Master me notë mesatare mbi 8.
2. Në mënyrë të veçantë inkurajohet aplikimi nga studentë/persona që janë banues në këto rrethe: Pogradec, Korçë, Përmet, Dibër, Tropojë, Gjirokastër dhe Sarandë.