TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • KREU
  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Thirrje për vullnetarë dhe vëzhgues
22/12/2025
0
Tuesday, 05 January 2021 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
Thirrje për vullnetarë dhe vëzhgues

KShH motivon të bëhen pjesë e programit të vullnetarizmit, me mundësi përfshirje të drejtëpërdrejtë në misione dhe vizita monitoruese/verifikues, studentët e Fakulteteve të Drejtësisë që duan të angazhohen në Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, monitorimin e sistemit të burgjeve dhe institucioneve të mbyllura në vendin tonë, monitorimin e veprimtarisë së sistemit gjyqësor dhe të funksionimit të organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, verifikimin në terren të ankesave të adresuara nga qytetarët, përfshirjen në zbatimin e aktiviteteve të ndryshme të planifikuara nga stafi i KShH-së etj.

Angazhimi si vullnetar dhe përfshirja si vëzhgues do të zhvillohet pranë zyrave të Komitetit Shqiptar të Helsinkit (Tiranë), në përputhje me afatet kalendarike të përcaktuara nga stafi ekzekutiv i organizatës.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore që do të ushtrohen gjatë angazhimit janë:

  1. Angazhimi në monitorime të ndryshme në terren dhe në institucione të mbyllura me qëllim verifikimin e situatës së të drejtave dhe lirive të shtetasve.
  2. Asistim në desk-research dhe monitorim i veprimtarisë së pushtetit gjyqësor, organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë etj.
  3. Asistimi në përgatitjen e materialeve, raporteve kërkimore, raporteve të monitorimit, shkrimeve etj.
  4. Asistimi i stafit në realizimin e aktiviteteve që zbaton organizata.
  5. Shpërndarja e publikimeve të prodhuara nga ana e Komitetit Shqiptar të Helsinkit pranë grupeve të ndryshme të interesit.
  6. Angazhimi me detyra të natyrës administrative
  7. Angazhime të tjera në përputhje me veprimtarinë dhe misionin e organizatës.

Kandidati ose kandidatja i/e interesuar për këtë pozicion duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të jetë duke ndjekur vitin e tretë të studimeve në nivelin Bachelor ose studimet në nivelin Master për Drejtësi.
  2. Të kenë mesatare të studimeve mbi 8.0.
  3. Të njohë mirë anglishten dhe të jetë përdorues shumë i mirë i programeve bazë të kompjuterit.
  4. Të ketë aftësi të mira të komunikimit dhe të punës në grup.
  5. Kriter avantazhues është angazhimi i mëparshëm në organizata jofitimprurëse që kanë në mision të drejtat dhe liritë e shtetasve.

Mënyra e Aplikimit

Të interesuarit të dërgojnë brenda datës 15 Janar 2021 në adresen tonë elektronike office@ahc.org.al dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. CV
  2. Letër motivimi (jo më shumë se 500 fjalë)
  3. Kopje të dokumentacionit shoqërues që vërteton përmbushjen e kritereve të parashikuara në pikat “1”, “2”, “3” më sipër.

Mënyra e përzgjedhjes

Një komision paraprak seleksionimi brenda KShH-së do të vlerësojë të gjitha aplikimet e kandidatëve të interesuar. Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në një listë të shkurtër do të njoftohen brenda datës 18 Janar 2021, për një intervistë me komisionin e seleksionimit të kandidatëve në fazën e dytë të rekrutimit.

  • Tweet

What you can read next

Subjektet Zgjedhore të mos kufizojnë mbulimin mediatik për zgjedhjet e qeverisjes vendore të dt.14 Maj 2023, në respekt të pavarësisë editoriale të mediave
RI-THIRRJE — Për angazhimin e një kompanie IT për ngritjen e një platforme online
NJOFTIM PËR SHTYP

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • DEKLARATË – Gjykata e Lartë konfirmon praktikën gjyqësore të gjykatave më të ulëta për diskriminimin dhe dëmshpërblimin e shtetasve me masë mjekësore që nuk mbahen në spitale psikiatrike por në sistemin e burgjeve

    Tetë vjet më parë, në vitin 2018, Komiteti Shqi...
  • DEKLARATË E PËRBASHKËT – NË MBËSHTETJE TË PARIMIT TË NDARJES SË PUSHTETEVE,TË FUNDIT TË MITIT TË PANDËSHKUESHMËRISË, PAVARËSISË SË DREJTËSISË, INTEGRITETIT TË INSTITUCIONEVE DHE HETIMIT OBJEKTIV TË ÇDO FUNKSIONARI PUBLIK TË PËRFSHIRË NË AKTE KORRUPTIVE

    Organizatat e shoqërisë civile po ndjekin me sh...
  • DEKLARATË PËR SHTYP – TRANSPARENCË E MUNGUAR MBI PROCEDURËN E NDJEKUR PËR RRETHIMIN E GODINËS SË FOCUS MEDIA NEWS

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në përmbus...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit