TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • THIRRJE PUBLIKE PËR EKSPERTË VENDAS – PSIKIATËR DHE PSIKOLOG
13/05/2025
0
Wednesday, 22 May 2019 / Published in 0 - Lajme, Grupet Vurnerabel - Deklarata & Njoftime, Njoftime, Thirrje
THIRRJE PUBLIKE PËR EKSPERTË VENDAS – PSIKIATËR DHE PSIKOLOG

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të projektit “Mbështetje për kthimin dhe riintegrimin e qëndrueshëm në Serbi dhe Shqipëri” i cili zbatohet me mbështetjen financiare të GIZ, shpall thirrjen publike për ekspertë vendas për psikolog dhe psikiatër. Pas nënshkrimit të marrëveshjeve të Ripranimit me BE, dhjetëra mijëra njerëz u kthyen në Serbi dhe Shqipëri, vullnetarisht ose u deportuan. KShH do të bashkëpunojë me aktorë të ndryshëm si institucione qeveritare dhe CSO lokale, të cilët janë aktivë në këtë fushë dhe punojnë drejt përmirësimit të shëndetit mendor dhe mirëqenies së përgjithshme të të kthyerve dhe refugjatëve / emigrantëve në Shqipëri. Projekti do të mbulojë zonat Shkodër, Tiranë dhe Gjirokastër dhe qasja e shërbimeve të shëndetit mendor do të sigurohet përmes punës së ekipeve të lëvizshme dhe stacionare të psikologëve dhe psikiatërve. Ekspertët vendas që do të përzgjidhen do marrin fillimisht pjesë në një trajnim për rritjen e kapaciteteve profesionale dhe për t’u njohur me metodologjinë që do të ndiqet gjatë zbatimit të këtij projekti lidhur me ndjekjen e rasteve që do të trajtohen. Në fokus të këtij projekti do të jetë ndjekja e rasteve të personave azilkërkues të riatdhesuar nga Gjermania.

KShH inkurajon aplikimet nga kandidatë me banim në Tiranë, Shkodër dhe Gjirokastër, të cilët janë të interesuar për t’u angazhuar si ekspertë në këtë proces dhe plotësojnë këto kritere të aftësisë individuale, edukimit dhe aftësisë profesionale në vijim:

Aftësitë individuale

  1. Të jetë i/e pavarur dhe me integritet.
  2. Te ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip
  3. Të ketë aftësi analitike dhe mendim kritik
  4. Të jetë i/e përgjegjshëm për respektimin e detyrave dhe afatet e vendosura

 Edukimi dhe aftësitë profesionale

  1. Të ketë përfunduar studimet bachelor dhe master ose të njehësuara me to në Fakultetin e mjekësisë me specializimin mjek Psikiatër (për ekspert psikiatër) dhe Fakultetin e Shkencave Social dega Psikologji (për ekspert psikolog).
  2. Të kenë të paktën 5 vite përvojë në profesionin psikiatër / psikolog. Preferohen kandidatët që kanë përvojë në trajtimin e individëve pjesë e grupeve vulnerabël, veçanërisht lidhur me ofrimin e shërbimeve sociale.
  3. Eksperienca të mëparshme pune me komunitetet dhe menaxhime rastesh.
  4. Eksperienca të mëparshme me sektorin e shoqërisë civile ose angazhime në projekte në sektorin e shoqërisë civile, do të ishte e preferuar.
  5. Të jetë proaktiv, energjik por edhe me aftësi shumë të mira për të punuar i pavarur.
  6. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Të interesuarit që dëshirojnë të jenë pjesë e grupit të ekspertëve psikiatër dhe psikolog, të shprehin interesin e tyre deri në datën 29 Maj 2019, duke dërguar një CV dhe një Letër Motivimi. Dokumentet do të dërgohen në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al. Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen me anë të e-mailit.

  • Tweet

What you can read next

Thirrje për ekspertë për kryerjen e një sondazhi (baseline/endline survey)
THIRRJE PËR INTERNSHIP (PRAKTIKË PROFESIONALE)
KERKESË PËR OFERTË – SUBJEKT/KOMPANI OFRIMI ME QERA NJË SALLË

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit