12.02.2018

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) organizoi trajnimin “Shoqëria Civile Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” në datën 12 shkurt, në Hotel Çajupi, Gjirokastër.

Në këtë trajnim morën pjesë 22 pjesëmarrës përfaqësues të shoqërisë civile, të fushës akademike dhe të organeve vendore. Ky trajnim synoi rritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile për promovimin e tolerancës dhe ka për qëllim adresimin e këtij fenomeni në nivel lokal. Temat që u trajtuan kanë të bëjnë me standartet ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare kundër ekstremizmit të dhunshëm, strategjitë ndërkombëtare për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, gjuhën e urrejtjes dhe implikimet e saj me ekstremizmit të dhunshëm, rolin e shoqërisë civile në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm etj...

Pjesë e trajnimit ishte znj. Izabela Kisic, drejtore ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi. Gjithashtu aktiviteti u përshëndet nga Koordinatori Kombëtar për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm Z. Agron Sojati.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të zbatimit të projektit “Shoqëria civile kundër ekstremizmit të dhunshëm” financuar nga Bashkimi Evropian.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit