26.02.2018–02.03.2018

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) organizoi gjatë datave 26 shkurt – 02 mars 2018 trajnimin trajnimin me temë 'Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm në burgje'' me punonjësit e burgjeve në 5 IEVP në Shqipëri ku ndër to ishte edhe Institucioni i Veçantë Shëndetsor i Burgjeve në Tiranë.  Gjatë këtyre trajnimeve morën pjesë punonjës të burgjeve të të gjitha niveleve dhe përfaqësues nga të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në të gjithë Shqipërinë.

Trajnimi i parë më datë 26 shkurt 2018 në IEVSHB në Tiranë u përshëndet nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve z. Arben Çuko, znj. Erida Skëndaj, Drejtore Ekzekutive e KShH, z. Agron Sojati, Koordinator Kombëtar i Luftës ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm si dhe z. Erol Akdag, përfaqësues i Delegacionit Europian në Shqipëri.
Në këtë trajnim morën pjesë 25 pjesëmarrës, punonjës të burgjeve. Ky trajnim shënoi fillimin e një trajnimi instensiv të punonjësve të sistemit të burgjeve në të gjithë Shqipërinë me qëllim rritjen e njohurive të tyre për fenomenin e radikalizmit, identifikimin e shenjave që shfaqin personat e radikalizuar, monitorimin e këtyre shenjave, mënyrën se si duhet të reagojnë në rastet potenciale të radikalizmit dhe marrjen e masave për të luftuar radikalizmin që çon në ekstremizëm të dhunshëm.

Trajnimi i dytë u realizua në IEVP Fier me datë 27 shkurt 2018 ku morën pjesë 25 punonjës burgjesh nga IEVP Fier, Berat, Vlorë, Tepelenë.

Trajnimi i tretë u realizua në IEVP Elbasan me datë 28 shkurt 2018 ku morën pjesë 24 punonjës të sistemit të burgjeve nga IEVP Elbasan, Peqin, Lushnje, Rrogozhinë, Kavajë.

Trajnimi i katërt u realizua në IEVP Korçë me datë 1 mars 2018 ku morën pjesë 32 punonjës të sistemit të burgjeve nga IEVP Korçë.

Trajnimi i punonjësve të burgjeve në Fushë Krujë më datë 02 mars 2018, në të cilin morën pjesë 26 pjesëmarrës shënoi edhe trajnimin përmbyllës të trajnimeve intensive me temë 'Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm në burgje' të cilat u zhvilluan nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit në bashkëpunim me ekspertin Jacque Burger nga Komiteti Hollandez i Helsinkit.

Pas përfundimit të trajnimit të gjithë punonjësit patën mundësinë të plotësonin një format vlerësimi në të cilin shprehnin mendimet e tyre rreth trajnimit të realizuar. Në përgjithësi, nga të gjithë punonjësit e trajnuar, komentet ishin të ngjashme. Ata vlerësonin temën e trajnimit si shumë interesante dhe stafin trajnues si shumë profesionist, të  cilët i bënin më interesante njohuritë me shembuj konkretë, shkëmbim të eksperiencave dhe bashkëbisedim në grup. Gjithashtu ata kërkonin trajnime të tjera të këtij lloji por jo vetëm, pasi e konsideronin të nevojshme për punën e tyre.

Tiranë

Fier

Elbasan

Korçë

Fushë Krujë

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit