TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • KREU
  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Masat për sigurinë e produkteve ushqimore janë relativisht të pakta
01/07/2025
0
Friday, 08 September 2017 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp, Mireqeverisja - Deklarata & Njoftime
Masat për sigurinë e produkteve ushqimore janë relativisht të pakta

Komiteti Shqiptar i Helsinkit mbështet dhe përshëndet investigimin e “Fiks Fare” për sigurinë ushqimore.

KShH, e shikon të nevojshme të theksojë faktin se nuk është e para herë që produkte ushqimore kanë rezultuar jashtë standarteve, por mendon se ky problem nuk është ndjekur gjer në fund. Konkretisht publiku nuk është i informuar se çfarë ndikimi ka patur apo mund të kishte për shëndetin e njerëzve vënia në shitje e produkteve ushqimore të skaduara ose të cilësisë së dobët. Në disa raste publiku është njoftuar për ndonjë bllokim të këtyre produkteve apo për gjobitjen në rrugë administrative. Ka patur raste që problemi është konsideruar i përfunduar ose i mbyllur dhe nuk është ndjekur më tej se ku e ka burimin ky mashtrim në dëm të shëndetit dhe të jetës së njerëzve dhe çfarë masa konkrete janë marrë për parandalimin e këtij fenomeni?

KShH mendon se ky mashtrim që kryhet në forma të ndryshme, por gjithmonë për interesa dhe përfitime të ngushta, kërkon ndërhyrje, kontrolle dhe masa të rrepta. Veprimet mashtruese të personit apo të një grupi personash që shumëzojnë me zero dëmin shëndetësor që mund tu shkaktohet jo një por shumë shetasve, bie ndesh me nenin 59 të Kushtetutës ku thuhet se: “Shteti brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon dhe në plotësim të nismës dhe të përgjegjësive private, synon standartin më të lartë shëndetësor”. Element i rëndësishëm i këtij standarti është edhe siguria ushqimore. KShH e shikon të nevojshme të evidentojë jo thjesht investigimin e kryer nga “Fiks Fare” për një apo dy produkte, por edhe për mjaft produkte të tjera që konsumohen çdo ditë dhe që vihet në dyshim cilësia e tyre.

Ka akte ligjore si dhe akte ndërkombëtare që përcaktojnë rregulla të qarta për sigurimin e ushqimit, të ushtrimit të kontrolleve dhe vënies para përgjegjësisë të fajtorëve.

Mjafton të përmendim ligjin e datës 28.01.2008 “Për ushqimin”, Vendimin e K.M datë 21.10.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e autoritetit kombëtar të ushqimit” ligjin e datës 16.06.2011 “Për inspektim në Republikën e Shqipërisë” etj.

KShH u bën thirrje organeve kompetente që të mos kufizohen vetëm në kontrollet sporadike dhe marrjen e masave të natyrës administrative, por kur ka dyshime të arsyeshme dhe të bazuara që vërtetohen edhe me analiza laboratorike, të mos hezitojnë që ti denoncojnë ato për procedim penal. Në kuadrin e transparencës lidhur me këtë çështje publiku kërkon të informohet jo vetëm për rezultatin e kontrolleve, por edhe për masat efektive që merren për sigurimin e shëndetit si dhe parandalimin e rasteve të tilla.

  • Tweet

What you can read next

Data 10 Dhjetor shënon ditën e të drejtave të njeriut
Përshëndesim miratimin me konsensus të Reformës në Sistemin e Drejtësisë
KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT/KOMPANI OFRIMI TË DIZENJIMIT DHE PRODHIMIT TË NJË BANERI (ME MEKANIZËM ROLL-UP)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • NJOFTIM PËR SHTYP-MBI RAPORTET E MONITORIMIT TË ORGANEVE TË QEVERISJES SË DREJTËSISË

    Tre organët më të rëndësishme të qeverisjes së ...
  • KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT TREGTAR QË OFRON SALLË PËR MBLEDHJE, PUSHIM KAFEJE DHE DREKË PËR (+/-) 25 PJESËMARRËS PËR ZHVILLIMIN E PLATFORMËS SË DIALOGIMIT DATË 3 KORRIK 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...
  • KËRKESË PËR OFERTË PËR PËRZGJEDHJEN E NJË SUBJEKTI TREGTAR I CILI OFRON SALLË ME QIRA PËR GJYSMË DITE SË BASHKU ME PAJISJET MBËSHTETËSE, COFFEE BREAK DHE COCKTAIL LUNCH PËR (+/-) 40 PERSONA PËR DATËN 11 QERSHOR 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit