TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Data 10 Dhjetor shënon ditën e të drejtave të njeriut
20/03/2023
0
Thursday, 10 December 2020 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
Data 10 Dhjetor shënon ditën e të drejtave të njeriut

72 vite më parë, në dt. 10 Dhjetor të vitit të vitit 1948 u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut. Deklarata lindi si përgjigje ndaj tmerreve të Luftës së Dytë Botërore dhe përfaqëson përpjekjen e parë globale për mbrojtjen e atyre të drejtave që shumë njerëz besonin se ishin të drejta themelore që i takojnë të gjitha qënieve njerëzore.

Edhe pse kanë kaluar rreth 72 vite nga miratimi i kësaj deklarate, mos respektimi i të drejtave të njeriut vazhdon të jetë një problem me përhapje të gjerë në disa vende të ndryshme të Botës, duke përfshirë dhe vendin tonë.

Në këto 30 vite të veprimtarisë së tij, Komitet Shqiptar i Helsinkit vëren se shtetasit nuk gëzojnë mjaftueshëm informacion për të drejtat dhe liritë e tyre si dhe mjetet ligjore se si t’i ushtrojnë këto të drejta por gjithashtu nuk kanë dhe mundësitë financiare për të patur shërbim ligjor cilësor për të kërkuar ligjërisht të drejtat e shkelura.

Përgjatë këtij viti, situata e pandemisë dhe masat me natyrë kufizuese ndikuan në përkeqësimin e situatës së të drejtave dhe lirive të njeriut pothuajse në çdo vend të botës, ndërkohë që niveli apo proporcionaliteti i kufizimeve në raport me nevojën për të parandaluar përhapjen e Pandemisë, kryesisht ishte indikator dhe tregues i nivelit të demokracisë funksionale në shtetet përkatëse.

Në mënyrë të veçantë, pandemia përkeqësoi në vendin tonë aksesin e qytetarëve dhe gazetarëve në të drejtën për informim, aksesin e organizatave të shoqërisë civile në proceset e konsultimit publik të ligjeve të rëndësisë së veçantë dhe aksesin efektiv të tyre në politikbërje, cenoi në disa raste të drejtën për tubim dhe organizim (shpërndarja e disa tubimeve nga policia nuk reflektoi një qasje të unifikuar, ndërkohë që pati edhe procedime penale ndaj protestuesve),  ngadalësoi ritmet e ecurisë së zbatimit të reformës në drejtësi duke sjellë pengesa dhe vonesa të aksesit të qytetarëve në sistemin gjyqësor, vështirësoi kushtet sociale-ekonomike të grupeve të marxhinalizuara të shoqërisë, të cilat u përballën me papunësi, ndikoi në rritjen e numrit të grave dhe vajzave të dhunuara në familje, pamundësoi takimet fizike të shtetasve të privuar nga liria në sistemin e burgjeve me familjarët e tyre, kufizoi lirinë e lëvizjes së shtetasve shqiptarë që kërkonin të riktheheshin pranë familjeve të tyre në periudhën e parë dhe të vështirë të pandemisë, etj.

Personeli shëndetësor dhe veçanërisht bluzat e bardha që u vunë në shërbim të njerëzve që u prekën nga Covid 19 u përballën me një sërë vështirësish dhe sfidash që nga orët e tejzgjatura të punës, duke sjellë privimin e tyre nga jeta familjare, me qëllim që të shpëtoheshin sa më shumë jetë njerëzish të rrezikuara nga virusi vdekje prurës. I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjarëve të mjekëve që sot nuk jetojnë më dhe humbën betejën me Covid 19. Njëkohësisht shprehim mirënjohjen e thellë për të gjithë personelin shëndetësor që u rrjeshtua me përkushtim dhe pasion, në vijën e parë të mbrotjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve nga Covid 19.

Përpjekjet për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, evidentojnë nevojën për të forcuar llogaridhënien, transparencën dhe përgjegjësinë e institucioneve shtetërore në raport me individin dhe interesin publik në tërësi si dhe nevojën për të siguruar më shumë mundësi dhe barazi, për të rinj dhe të reja, vajza dhe gra, persona me aftësi të kufizuara, persona me orientim të ndryshëm seksual, identitet gjinor, personave që i përkasin minorieteteve apo besimeve të ndryshme fetare apo persona të tjerë që i përkasin grupeve të disavantazhuara nga pikëpamja sociale dhe ekonomike në shoqërinë tonë.

Mbrojtjësit e të drejtave dhe lirive të njeriut në vendin tonë japin një kontribut të vyer për të ndërtuar një shoqëri me më shumë përgjegjësi dhe respekt për të drejtat dhe liritë, veçanërisht kur ato u cënohen grupeve apo njerëzve në nevojë. Çdo paragjykim apo sulm ndaj punës dhe veprimtarisë së mbrojtjësve të të drejtave të njeriut, sikurse ka patur raste të shënuara përgjatë këtij viti, është i papranueshëm në një shoqëri demokratike.

  • Tweet

What you can read next

THIRRJE PUBLIKE PËR EKSPERT TË MEDIAS
KËRKESË PËR OFERTË SUBJEKT TREGTAR PËR ORGANIZMIN E EVENTIT KONFERENCË RAJONALE
Ekspert trajnues dhe për hartimin e modulit të trajnimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...
  • Kërkesë për ofertë për një ekspert statisticien të angazhuar në kuadër të hartimit të raportit studimor mbi matjen e perceptimit të publikut mbi influencat e palëve të treta

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit