Rekomandohet zgjidhje e shpejtë dhe efektive për kërkesat e banorëve të Zharrëzës


Sot në dt. 27 Shkurt 2017, përfaqësues të Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH) u takuan me banorët e Fshatit Zharrëz të Bashkisë së Patosit, të cilët prej disa ditësh kanë nisur një tubim dhe kanë rrugëtuar drejt Tiranës, duke u vendosur para Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Prej kohësh, banorët e Zharrëzës janë ankuar dhe kanë parashtruar kërkesat e tyre, duke pretenduar se zgjidhja e këtyre kërkesave është zvarritur. Kjo i detyroi ata të përshkallëzojnë protestën si përmes futjes në grevë urie dhe në vazhdimin e mëtejshëm të tubimit.

Ankesat e tyre, siç del nga bisedimet që patëm me ta, janë kryesisht të lidhura me shkeljen e të drejtave natyrës social-ekonomike. Banorëve ankohen se u janë dëmtuar plotësisht ose pjesërisht banesat ku ata jetojnë nga lëkundjet e shpeshta të tokës. Për këtë, edhe pse prej kohësh është bërë vlerësimi i dëmeve, nuk rezulton të jetë kryer zhdëmtimi i tyre. Gjithashtu banorët ankohen se uji që përdorin është i përzier me lëndë të dëmshme dhe në pamje të parë duket si vaj; toka e fshatit nuk jep prodhime bujqësore për shkak të ndotjes të ambientit nga aktiviteti naftë nxjerrës si dhe kishin gjithashtu ankesa se ajri është i ngarkuar me elementë që çlirohen nga nxjerrja e naftës, dëmton shëndetin e banorëve, etj.

Banorët protestues të Zharrëzës, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, konfirmuan se përfaqësuesit e qeverisë në takimin që u zhvillua në dt. 25 Shkurt 2017, u angazhuan për rivlerësimin e dëmeve të shkaktuara, dëmshpërblimin e tyre në masën 100% për dëmet që u janë shkaktuar si dhe marrjen e masave riparuese për nëntokën dhe mbitokën sipas standardeve ndërkombëtare.

Tubuesit e Fshatit Zharrëz, siç konstatuam, vazhdojnë të qëndrojnë në afërsi të Ministrisë së mësipërme, në kushte krejtësisht të papërshtatshme. Sipas tyre, ata do të qëndrojnë atje deri në formalizimin me aktin përkatës nga Këshilli i Ministrave të kërkesave për të cilat kanë pasur dakordësi me kryetarin e grupit të posaçëm ndërministror.

KShH vlerëson jo vetëm të drejtën e tubimit, por i bën thirrje qeverisë që të ndërmarrë hapa të shpejtë dhe efektiv për realizimin në praktikë të kërkesave të banorëve të Zharrëzës. Çdo vonesë në kushtet kur pretendohet zvarritje e mëparshme në procesin për zgjidhjen e problematikave të këtyre banorëve do të rëndonte më tej situatën në të cilën ata ndodhen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eventet

< 2017 >
April
MoTuWeThFrSaSu
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
TOP