TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • KREU
  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • Klinika Legale - Deklarata & Njoftime
  • Vendim pozitiv nga gjykata administrative e apelit në favor të të miturit ndaj të cilit shteti nuk ofronte paketën shëndetësore të impiantit koklear
01/07/2025
0
Thursday, 20 June 2019 / Published in Klinika Legale - Deklarata & Njoftime, Njoftime, Thirrje
Vendim pozitiv nga gjykata administrative e apelit në favor të të miturit ndaj të cilit shteti nuk ofronte paketën shëndetësore të impiantit koklear

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të litigimit strategjik që synon të krijojë praktika pozitive të mbrojtjes gjyqësore të të drejtave të shkeluara të qytetarëve në nevojë ka përfaqësuar me anë të avokatëve të Klinikës Ligjore rastin e të miturit me probleme dëgjimore, ndaj të cilit nuk zbatohej efektivisht paketa shëndetësore e impiantit koklear. Kjo çështje është mbështetur nga Civil Rights Defenders. Organizata Together for Life ka identifikuar dhe ka referuar për trajtim të specializuar ligjor të miturin dhe babain e tij pranë Klinikës Ligjore të KShH-së.
Si është ndjekur ky rast gjyqësisht dhe cila ka qenë beteja ligjore e të miturit dhe familjarëve të tij për drejtësi?
KShH fillimisht asistoi të miturin dhe babain e tij për t’ju drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe më pas përfaqësoi palën paditëse me shërbim avokator gjatë procesit gjyqësor. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, me vendimin nr. 1250, datë 10.04.2018 konstatoi diskriminimin e të miturit. dhe detyrimin e palëve të paditura Fondi i Sigurimit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për marrjen e masave për sigurimin dhe vendosjen e implantit koklear tek i mituri dhe kompensimin e dëmit në masën 6,838,590 lekë. Kundër këtij vendimi gjyqësor, Fondi i Sigurimit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor, në cilësinë e palës së paditur ushtroi të drejtën e ankimit, në Gjykatën e Apelit Administrativ. Avokatët e KShH-së ushtruar të drejtën e kundërankimit ndaj ankimit të Fondit si dhe paraqitën observacionet e tyre me shkrim para se çështja të shqyrtohej në dhomë Këshillimi pranë Gjykatës së Apelit Administrativ.
Ditën e djeshme, më datë 19 Qershor 2019, Gjykata Administrative e Apelit (Tiranë) la në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, çka i hap rrugë ekzekutimit të një vendimi gjyqësor shumë pozitiv në favor të një shtetasi të mitur të diskriminuar për shkaqe të lidhura me sëmundjen e tij.
Vendimi gjyqësor i formës së prerë përbën një precedent të rëndësishëm në praktikën gjyqësore të vendit tonë, për inicimin dhe shqyrtimin e çështjeve që i përkasin shtetasve që ndodhen në situatë të ngjashme të diskriminimit për shkak të sëmundjes dhe ndaj të cilëve nuk ofrohet një prej paketave shëndetësore të detyrueshme sipas legjislacionit në fuqi.

  • Tweet

What you can read next

Siguri për Qëniet Njerëzore dhe Kufinjtë – Lufta Kundër Trafikimit të Migrantëve në Ballkanin Perëndimor
Komiteti Shqiptar i Helsinkit vë në lëvizje strukturat shtetërore për ti dhënë fund ndotjes së shkaktuar nga furrat gëlqerore
THIRRJE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • NJOFTIM PËR SHTYP-MBI RAPORTET E MONITORIMIT TË ORGANEVE TË QEVERISJES SË DREJTËSISË

    Tre organët më të rëndësishme të qeverisjes së ...
  • KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT TREGTAR QË OFRON SALLË PËR MBLEDHJE, PUSHIM KAFEJE DHE DREKË PËR (+/-) 25 PJESËMARRËS PËR ZHVILLIMIN E PLATFORMËS SË DIALOGIMIT DATË 3 KORRIK 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...
  • KËRKESË PËR OFERTË PËR PËRZGJEDHJEN E NJË SUBJEKTI TREGTAR I CILI OFRON SALLË ME QIRA PËR GJYSMË DITE SË BASHKU ME PAJISJET MBËSHTETËSE, COFFEE BREAK DHE COCKTAIL LUNCH PËR (+/-) 40 PERSONA PËR DATËN 11 QERSHOR 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit