TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Thirrje Publike
19/09/2023
0
Friday, 17 July 2020 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
Thirrje Publike

Për hetimin e plotë, objektiv dhe të gjithëanshëm të vdekjes së shtetases shqiptare 16 vjeçare në qytetin Trikalla, Greqi

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) dhe Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë (UGSH), fillimisht i shprehin ngushëllimet e sinqerta familjes dhe të afërmve të viktimës 16 vjeçare me origjinë shqiptare, e cila është gjetur pa jetë dhe e masakruar para dy ditësh, në oborrin e një kishe në qytetin Trikalla të shtetit Grek.

Sipas të dhënave të publikuara në media, viktima e mitur është gjetur me goditje të rënda në trup dhe fytyrë, aq sa fillimisht ka qenë e pamundur identifikimi i saj.

KShH dhe UGSH nisur nga kjo ngjarje e rëndë, por pa patur qëllim të paragjykojnë hetimin e mëtejshëm të çështjes dhe zbardhjen e saj, i bëjnë thirrje Ministrisë tonë për Evropën dhe Punët e Jashtme që këtë rast të dhimbshëm dhe tronditës ta ndjekë me precedencë. Me anë të komunikimit në rrugë zyrtare dhe diplomatike, i bëjmë thirrje Ministrisë të interesohet dhe të kërkojë nga autoritetet kompetente greke informacion paraprak, si dhe zhvillimin e një hetimi te plotë, objektiv, të paanshëm dhe të gjithëanshëm nga organet e drejtësisë penale greke, me qëllim që të sqarohen rrethanat e vdekjes së viktimës dhe vendosjes para përgjegjësisë penale të personave ndaj të cilit/cilëve rëndon një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova. Kjo kërkesë është adresuar gjithashtu edhe nga avokati grek i familjarëve të viktimës, i cili ka kërkuar nga autoritetet greke të ekzaminojnë provat plotësisht, pa vonesë dhe me hapat e duhur të siguruar nga teknologjia moderne, në mënyrë që çështja të hetohet në thellësi dhe për të zbuluar të vërtetën.

KShH dhe UGSH, marrin në konsideratë në këtë reagim publik, vonesat dhe mangësitë e vërejtura në të kaluarën në disa raste, në hetimin dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve të krimeve kundër jetës të ndodhura në Greqi, kur viktimë e tyre kanë qenë shtetas shqiptarë, një pjesë e të cilave vijojnë të jenë të pa zbardhura, për shkak të zvarritjeve, mungesës së hetimit të plotë apo edhe fshehjes së provave që në fazën paraprake të hetimit.

Gjejmë rastin të përmendim këtu çështjen e familjarëve të shtetasit shqiptar që humbi jetën para shumë vitesh në Greqi, rasti Gjikondi dhe të Tjerë kundër Greqisë, ku në Dhjetor të vitit 2017, Gjykata e Strasburgut vërejti se kishte patur shkelje të garancive procedurale të nenit 2 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut që garanton të drejtën e jetës, se familjarëve të viktimës nuk ju ishte mundësuar një hetim në masën e kërkuar për vdekjen e të ndjerit, se autoritetet greke nuk kishin trajtuar çështjen me kujdesin e duhur dhe se nuk ishte marrë në shqyrtim nëse ekzistonte ose jo një motiv racist për kryerjen e kësaj vepre.

  • Tweet

What you can read next

KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT TREGTAR/PERSON FIZIK PËR REALIZIMIN E DIZAJN TË FAQOSJES (DESIGN LAYOUT) TË 6 (GJASHTË) DOKUMENTAVE POLICY/POSITION PAPER
Deklaratë për shtyp: Ngushëllime për largimin nga jeta të akademikut dhe themeluesit / ish drejtuesit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit
RIHAPET THIRRJA – KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI, EKSPERT PËR KOMUNIKIM DHE VIZIBILITET

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KËRKESË PËR OFERTË

    SUBJEKT TREGTAR QË OFRON AKOMODIMIN DHE SALLË P...
  • THIRRJE PËR APLIKIM PËR TË PËRZGJEDHUR 6 STUDENTË TË FAKULTETEVE TË DREJTËSISË

    PËR LABORATORIN E PARË TË TË DREJTAVE TË NJERIU...
  • Vend Vakant “Koordinator Projektesh” (diplomuar për Drejtësi)

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpall njo...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit