Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përmes monitorimit të zgjedhjeve vendore në Shqipëri – Qershor 2019

MBËSHTETUR FINANCIARISHT NGA REPUBLIKA FEDERALE GJERMANE

Periudha e zbatimit: Prill 2019 – Korrik 2019

Qëllimi dhe objektivat e Projektit: Nëpërmjet aktiviteteve të planifikuara për t’u realizuar, KSHH-ja synon të garantojë respektim më të mirë të së drejtës së ushtrimit të votës nga ana e qytetarëve. Përmes rritjes së kapaciteteve të vëzhguesve për një proces zgjedhor të paanshëm, objektiv dhe profesional, KSHH-ja synon të rrisë transparencën ndaj publikut dhe të nxisë denoncimin ndaj rasteve të shkeljes së të drejtës së qytetarit për të votuar. Përmes ngritjes së urave të bashkëpunimit, KSHH synon të rrisë transparencën dhe përgjegjshmërinë e institucioneve kompetente për administrimin e procesit zgjedhor.

Rezultatet: KSHH monitoroi procesin parazgjedhor dhe atë zgjedhor në 8 qytete të vendit (Tiranë, Durrës, Fier, Gjirokastër, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Korçë), nëpërmjet angazhimit të 115 vëzhguesve të akredituar afatgjatë. Vëzhguesit u bënë pjesë e trajnimit 1 ditor të realizuar nga ekspertë të njohur të legjislacionit zgjedhor pranë KSHH-së. Procesi monitorues u realizua mbi bazen e nje manuali praktik, metodologjisë dhe pyetesorëve të individualizuar për procesin e votimit dhe të numërimit. KSHH realizoi konferencë për shtyp më dt. 2 Korrik 2019, ku u prezantuan gjetjet dhe konstatimet paraprake të monitorimit të realizuar. KSHH po përpilon raportin final, i cili do të publikohet në format elektronik.

  • CATEGORY
  • TAGS