Aktivitete edukative të bazuara në vlera për të parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm tek të rinjtë në Shqipëri
DONATORI: Hedayah, me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian.
Periudha e zbatimit: 14.12.2019 – 14.12. 2020
Komiteti Shqiptar i Helsinki ka filluar zbatimin e projektit “Aktivitete edukative të bazuara në vlera, për të parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm tek të rinjtë në Shqipëri”, i cili synon të inkurajojë edukimin e të rinjve me vlera themelore të shoqërisë dhe demokracisë, siç janë toleranca, respekti i ndërsjellë, parandalimi i gjuhës së urrejtjes, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi përmes mjeteve që ofron letërsia. Në formën e një projekti pilot, nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, kjo nismë do të kontribuojë në parandalimin e radikalizmit që çon në ekstremizëm të dhunshëm, në 24 shkolla në 12 qarqe në Shqipëri (Shkodër, Kukës, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Dibër, Berat, Korcë dhe Gjirokastër) dhe përqendrohet kryesisht në dy fushat proritare “Komunikimi dhe angazhimi i Komunitetit” nëpërmjet masës së parashikuar “Nxitja e mendimit kritik, pjesëmarrjes civile dhe përhapja e vlerave të tolerancës përmes arsimimit”. Nëpërmjet këtij projekti synohet:
– Kryerja e një sondazhi baseline-endline cili do të zhvillohet nga një ekspert i fushës që do të hulumtojë elementët si: Letërsia si mjet edukimi; Ekstremizmi i dhunshëm dhe Perceptimi i feve. Sondazhi synon gjithashtu të evidentojë dhe të analizojë ndryshimin e situatës lidhur
me elementet e sipërpërmendur, pas zbatimit të kësaj nisme.
– Pasurimi I bibliotekave: rreth 2880 libra do të shpërndahen në 24 shkolla në 12 rrethe nga stafi i projektit në koordinim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
– Do të hartohet një udhëzues për përdorimin e literaturës për një edukim bazuar në vlera, i cili konsistion në krijimin e një mjeti pune për mësuesit në punën e tyre të përditshme dhe adresimin e fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm, si dhe manual trajnimi per mesues e psikologë.
– Të paktën 24 mësues dhe 15 psikologë të 24 shkollave do të trajnohen lidhur me konceptet bazë të ekstremizmit të dhunshëm dhe parandalimin e e radikalizimit nëpërmjet edukimit të bazuar në vlera.
– Projekti do të mbështesë modesisht financiarisht 6 aktivitete pilot jashtë shkollore (si klubet e leximit, shfaqjet teatrale, konkurset etj) për arsimin e bazuar në vlera në shkollat e synuara si dhe do të ofrojë mentorim të vazhdueshëm për mësuesit për zbatimin e këtyre aktiviteteve.
Ky projekt do të ketë një ndikim direkt te të rinjtë nëpërmjet një qasje të re për parandalimin e
ekstremizmit të dhunshëm duke mundësuar edukimin me parime të tolerancës, bashkëpunimit reciprok,
zgjidhjes konstruktive të konflikteve etj. nëpërmjet nxitjes së leximit dhe mjeteve që na ofron letërsia.
Gjithashtu projekti do të ndikojë në rritjen e aftësive të mësuesve dhe psikologëve në parandalimin e
këtij fenomeni.
- CATEGORY
- TAGS