Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të nismës “Të drejtat e personave të privuar nga liria në gjendjen e fatkeqësisë natyrore”, mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), shpall thirrjen publike për subjekt/ekspert për prodhimin e një video ndërgjegjësuese. Tematika e videos do të jetë “Të drejtat e shtetasve të ndodhur në kushtet e privimit të lirisë”.
Video duhet të përmbajë këto elementë:
- Filmime (plane jashtë)
- Grafikë, tingull, animacion dhe tekst
- Video duhet të jetë 1 – 2 min
Skenari do të realizohet në bashkëpunim me KShH.
Të interesuarit të dërgojnë një ofertë financiare, së bashku me CV dhe një listë me produktet tuaja (linqe të videove të prodhuara) deri në datën 30 Qershor 2020 në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al
Vetëm subjekti / eksperti i përzgjedhur do të njoftohet për të vijuar me lidhjen e kontratës dhe realizimin e videos me anë të e-mailit.