TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Ri-hapet Thirrja – Menaxher/e Finance (1 Vend Vakant)
28/03/2023
0
Monday, 17 October 2022 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
Ri-hapet Thirrja – Menaxher/e Finance (1 Vend Vakant)

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpall njoftimin për vend vakant, për pozicionin e punës me këto specifika:

  • Një menaxher/e finance
  • Kontratë pune 1 vjeçare, me të drejtë ri-përtëritje
  • Me kohë të plotë, muajt e parë në provë konform Kodit të Punës

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore që do të ushtrohen në përmbushje të këtij pozicioni pune janë si vijon:

  1. Planifikon, harton dhe monitoron periodikisht të ardhurat dhe shpenzimet sipas projekteve të organizatës, përgatit raportet finaciare për përdorim të brendshëm dhe për donatorët sipas kërkesave specifike të projekteve, mban kontakte me donatorët për çështjet financiare dhe kontraktuale sipas projekteve;
  2. Menaxhon dhe mbikëqyr praktikat financiare dhe procedurat e tjera të lidhura me veprimet financiare, nga organizatat e nëngrantuara nga KShH.
  3. Mbikqyr dhe kontrollon praktikën e brendshme të propozimit dhe ekzekutimit të veprimeve financiare të hartuara nga stafi i projekteve dhe administratori i zyrës, pajtueshmërinë e praktikës me linjat buxhetore, ligjshmërinë e shpenzimeve dhe pajtueshmërinë e tyre PRAG-un e Komisionit Evropian;
  4. Menaxhon dhe mbikqyr zbatimin e  procedurave administrative në përputhje me rregulloren e brendshme të organizatës dhe detyrimet kontraktuale të donatorëve për projektet që do të ketë në ngarkim;
  5. Menaxhon procesin e hartimit të buxheteve për projekt propozime, dhe ndjek në vijim realizimin e buxheteve të miratuara.
  6. Mbikqyr me rigorozitet dhe konform parimit të integritetit, realizimin e procedurave të prokurimit në përputhje me rregulloren e brendshme të organizatës dhe rregullave specifike të donatorëve;
  7. Është përgjegjëse për mbajtjen e sistemit të kontabilitetit të organizatës për projektet në ngarkim.
  8. Është përgjegjëse për çdo veprim/procedurë financiare për projektet në zbatim.
  9. Bashkëpunon dhe propozon në procesin e zhvillimit të politikave financiare të organizatës;
  10. Raporton çdo muaj mbi situatën financiare të projekteve në ngarkim, dhe realizimin e buxheteve të projekteve tek Drejtori Ekzekutiv
  11. Të tjera gjatë ecurisë së punës  në organizatë.

Kandidati ose kandidatja për këtë pozicion duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të ketë përfunduar studimet e plota (bachelor dhe master) për Degën Financë dhe Kontabilitet me mesatare mbi 7.0 në nivelin e parë dhe mbi 8.0 në nivelin e dytë;
  2. Të ketë eksperencë profesionale mbi 5 vite si financiere mundësisht në organizata jofitimprurëse vendase ose ndërkombëtare, ose së paku në institucionet e administratës publike apo edhe në sektorin e biznesit
  3. Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur (Sipas vërtetimeve të lëshuara nga Institucionet e licensuara që çertifikojnë njohuritë e gjuhës angleze);
  4. Të jetë njohës dhe përdorues shumë i mirë i programeve bazë të kompjuterit. Të përdorë shumë mirë programin Alpha Web dhe programin Excel;
  5. Të jetë i aftë të punojë në grup dhe të ketë aftësi shumë të mira  ndërpersonale.
  6. Të ketë së paku 2 letra rekomandimi nga punëdhënësit e mëparshëm.

Mënyra e Aplikimit.

Të interesuarit të dërgojnë brenda datës 31 Tetor 2022, në adresen tonë elektronike office@ahc.org.al dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. CV;
  2. Kopje të dokumentacionit shoqërues që vërteton përmbushjen e kritereve të parashikuara në pikat “1”, “2”, “3”, “4” , “5”, “6”, më sipër;
  3. Një ose dy letra reference nga punëdhënësit e mëparshëm.

Mënyra e përzgjedhjes

Një komision seleksionimi brenda KShH-së do të vlerësojë të gjitha aplikimet e kandidatëve të interesuar.

Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në një listë të shkurtër do të njoftohen brenda datës 5 Nëntor 2022, për një intervistë me komisionin e seleksionimit të kandidatëve në fazën e dytë të rekrutimit. Gjithashtu do të ketë edhe një fazë të tretë rekurtimi për testimin me shkrim të kandidatëve potencialë për këtë vend pune.

Paga për pozicionin

Paga bruto mujore do të jetë 1100 Eur në muaj.

  • Tweet

What you can read next

Në ndihmë të njohjes së Kodit të Procedurës Penale – Kohëzgjatja e paraburgimit
Deklaratë për shtyp – Shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e Kodit Zgjedhor
DISA MENDIME DHE SUGJERIME TË KOMITETIT SHQIPTAR TË HELSINKIT PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7905, DT. 21.03.1995 “KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR

Kërkoni

TË FUNDIT

  • DEKLARATË PËR SHTYP – SULMI NDAJ TOP CHANNEL

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) dënon ashp...
  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit