Për angazhimin e një Përkthyesi të gjuhës Serbe dhe Maqedonase në projektin,
“Drejt një dialogu më të madh ndërkulturor, ndërbesimtar dhe ndërfetar në Ballkanin Perëndimor”
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të projektit “Forcimi i bashkëpunimit të shoqërisë civile në rajonin e OSBE: Përparimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut – Zgjerimi i ndikimit, qëndrueshmërisë dhe aftësisë vepruese “, ka marrë përsipër realizimin e nënprojektit “Drejt një dialogu më të madh ndërkulturor, ndërbesimtar dhe ndërfetar në Ballkanin Perëndimor”, mundësuar dhe mbështetur financiarisht nga organizata jofitimprurëse donatore DRA dhe Civic Solidarity Platform dhe Zyra Federale e Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit shpall thirrjen për angazhimin të një Përkthyesi në gjuhën Serbe dhe Maqedonase. Përkthyesi bazuar në kërkesat dhe të dhënat e vendosura në dispozicion nga stafi zbatues i K.Sh.H, duhet të angazhohet në:
- Përkthimin e teksteve të hartuara në kuadër të zbatimit të projektit.
Angazhimi i përkthyesit do të jetë për periudhën Tetor -Dhjetor 2020.
KShH inkurajon aplikimet nga kandidatë, të cilët janë të interesuar për t’u angazhuar si përkthyes në këtë proces dhe plotësojnë këto kritere të aftësisë individuale, edukimit dhe aftësisë profesionale në vijim:
Aftësitë individuale
- Të jetë i/e pavarur, i/e paanshëm dhe me integritet;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip dhe jo vetëm;
- Të jetë i/e përgjegjshëm për respektimin e detyrave dhe afatet e vendosura;
Edukimi dhe aftësitë profesionale
- Të ketë përfunduar me rezultate shumë të mira studimet e larta;
- Të ketë eksperiencë profesionale 3 vjeçare si përkthyes:
- Të zotëroj licencë si përkthyes i gjuhës Serbe dhe Maqedonase.
Të interesuarit të dërgojnë:
- CV;
- Kopje të dokumentit qe vërteton se është i licencuar;
- Ofertë financiare (me TVSH) për faqe përkthim.
deri në datën 23 Tetor 2020, ora 17.00.
Dokumentet do të dërgohen në formë elektronike në adresën e e-mailit office@ahc.org.al të Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Vetëm eksperti i përzgjedhur do të njoftohet me anë të e-mailit.
Faleminderit!
Komiteti Shqiptar I Helsinkit