Për angazhimin e një Ekspert për Median në nënprojektin:
“Drejt një dialogu më të madh ndërkulturor, ndërbesimtar dhe ndërfetar në Ballkanin Perëndimor”
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të projektit “Forcimi i bashkëpunimit të shoqërisë civile në rajonin e OSBE: Përparimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut – Zgjerimi i ndikimit, qëndrueshmërisë dhe aftësisë vepruese “, ka marrë përsipër realizimin e nënprojektit “Drejt një dialogu më të madh ndërkulturor, ndër-besimtar dhe ndër-fetar në Ballkanin Perëndimor”, mundësuar dhe mbështetur financiarisht nga organizata jofitimprurëse donatore DRA, Civic Solidarity Platform dhe Zyra Federale e Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit rishpall thirrjen për angazhimin të një eksperti për median, gjatë implementimit të projektit. Eksperti i medias bazuar në kërkesat dhe të dhënat e vendosura në dispozicion nga stafi zbatues i K.Sh.H, duhet të:
- Hartojë metodologjinë mbi ngritjen një fushate ndërgjegjësimi online, e cila do të ndiqet dhe vazhdojë gjatë gjithë zbatimit të projektit.
- Angazhimin gjatë projektit në rritjen e vizibilitetit dhe administrimin e PR në lidhje me aktivitetet që projekti do të zbatojë.
- Identifikimin dhe implementimi i metodave dhe mënyrave të komunikimit për të rritur aksesueshmërinë, vizibilitetin e fushatës dhe aktiviteteve te projektit, promovimin e mesazheve sensibilizuese tek target grupet
- Planifikimin, implementimin, monitorimin e strategjisë për rritjen e ndërgjegjësimit mbi tolerancën fetare dhe bashkëpunimit ndërfetar.
- Hartimi në bashkëpunim me ekpertin ligjor të tekstit/skriptit dhe skenarit të videos sensibilizuese mbi tolerancën fetare që do të promovohet gjatë fushatës dhe gjithë projektit.
- Kontribuojë në përgatitjen e materialeve të vizibilitetit si psh, postime në median sociale dhe në faqen zyrtare, intervista/artikuj në median e shkruar dhe elektronike, infografikë, etj, në bashkëpunim me stafin koordinues të projektit
- Matia e suksesit të fushatës në rrjetet sociale.
Periudha për të cilën eksperti i medias kërkohet të angazhohet në këtë projekt është Tetor 2020-Shtator 2021.
KShH inkurajon aplikimet nga kandidatë, të cilët janë të interesuar për t’u angazhuar si ekspertë në këtë proces dhe plotësojnë këto kritere të aftësisë individuale, edukimit dhe aftësisë profesionale në vijim:
Aftësitë individuale
- Të jetë i/e pavarur, i/e paanshëm dhe me integritet;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip dhe jo vetëm;
- Të ketë aftësi analitike dhe mendim kritik;
- Të jetë i/e përgjegjshëm për respektimin e detyrave dhe afatet e vendosura;
- Të ketë aftësi të punojnë nën presionin e kohës.
Edukimi dhe aftësitë profesionale
- Arsimi i lartë.
- Të paktën 5 vjet përvojë pune në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe mediave.
- Preferohen kandidatët që kanë njohuri mbi të drejtat e njeriut, lirinë e ndërgjegjes dhe të fesë dhe që njohin shumë mirë kontekstin vendas dhe në rajon (Ballkanin Perëndimor);
- Të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze.
Të interesuarit të dërgojnë:
- Ofertë financiare (në euro /me TVSH), e cila nuk duhet të kalojë shumën maksimale prej 1’000 euro bruto.
- CV
- Letër motivimi
- Një material përmbledhës mbi bazat kryesore të metodologjisë që do të përdoret.(1-2 fq)
deri në datën 26 Tetor 2020.
Dokumentet do të dërgohen në formë elektronike në adresën e e-mailit office@ahc.org.al të Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Vetëm eksperti i përzgjedhur do të njoftohet me anë të e-mailit.
Faleminderit!
Komiteti Shqiptar I Helsinkit