TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • RI-THIRRJE
20/03/2023
0
Wednesday, 21 October 2020 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
RI-THIRRJE

Për angazhimin e një Ekspert për Median në nënprojektin:

“Drejt një dialogu më të madh ndërkulturor, ndërbesimtar dhe ndërfetar në Ballkanin Perëndimor”

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të projektit  “Forcimi i bashkëpunimit të shoqërisë civile në rajonin e OSBE: Përparimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut – Zgjerimi i ndikimit, qëndrueshmërisë dhe aftësisë vepruese “, ka marrë përsipër realizimin e nënprojektit “Drejt një dialogu më të madh ndërkulturor, ndër-besimtar dhe ndër-fetar në Ballkanin Perëndimor”, mundësuar dhe mbështetur financiarisht nga organizata jofitimprurëse donatore DRA, Civic Solidarity Platform dhe Zyra Federale e Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit rishpall thirrjen për angazhimin të një eksperti për median, gjatë implementimit të projektit. Eksperti i medias bazuar në kërkesat dhe të dhënat e vendosura në dispozicion nga stafi zbatues i K.Sh.H, duhet të:

  1. Hartojë metodologjinë mbi ngritjen një fushate ndërgjegjësimi online, e cila do të ndiqet dhe vazhdojë gjatë gjithë zbatimit të projektit.
  2. Angazhimin gjatë projektit në rritjen e vizibilitetit dhe administrimin e PR në lidhje me aktivitetet që projekti do të zbatojë.
  3. Identifikimin dhe implementimi i metodave dhe mënyrave të komunikimit për të rritur aksesueshmërinë, vizibilitetin e fushatës dhe aktiviteteve te projektit, promovimin e mesazheve sensibilizuese tek target grupet
  4. Planifikimin, implementimin, monitorimin e strategjisë për rritjen e ndërgjegjësimit mbi tolerancën fetare dhe bashkëpunimit ndërfetar.
  5. Hartimi në bashkëpunim me ekpertin ligjor të tekstit/skriptit dhe skenarit të videos sensibilizuese mbi tolerancën fetare që do të promovohet gjatë fushatës dhe gjithë projektit.
  6. Kontribuojë në përgatitjen e materialeve të vizibilitetit si psh, postime në median sociale dhe në faqen zyrtare, intervista/artikuj në median e shkruar dhe elektronike, infografikë, etj, në bashkëpunim me stafin koordinues të projektit
  7. Matia e suksesit të fushatës në rrjetet sociale.

Periudha për të cilën eksperti i medias kërkohet të angazhohet në këtë projekt është Tetor 2020-Shtator 2021.

KShH inkurajon aplikimet nga kandidatë, të cilët janë të interesuar për t’u angazhuar si ekspertë në këtë proces dhe plotësojnë këto kritere të aftësisë individuale, edukimit dhe aftësisë profesionale në vijim:

Aftësitë individuale

  1. Të jetë i/e pavarur, i/e paanshëm dhe me integritet;
  2. Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip dhe jo vetëm;
  3. Të ketë aftësi analitike dhe mendim kritik;
  4. Të jetë i/e përgjegjshëm për respektimin e detyrave dhe afatet e vendosura;
  5. Të ketë aftësi të punojnë nën presionin e kohës.

 

Edukimi dhe aftësitë profesionale

  1. Arsimi i lartë.
  2. Të paktën 5 vjet përvojë pune në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe mediave.
  3. Preferohen kandidatët që kanë njohuri mbi të drejtat e njeriut, lirinë e ndërgjegjes dhe të fesë dhe që njohin shumë mirë kontekstin vendas dhe në rajon (Ballkanin Perëndimor);
  4. Të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze.

Të interesuarit të dërgojnë:

  1. Ofertë financiare (në euro /me TVSH), e cila nuk duhet të kalojë shumën maksimale prej 1’000 euro bruto.
  2. CV
  3. Letër motivimi
  4. Një material përmbledhës mbi bazat kryesore të metodologjisë që do të përdoret.(1-2 fq)

 

deri në datën 26 Tetor 2020.

 

Dokumentet do të dërgohen në formë elektronike në adresën e e-mailit office@ahc.org.al të Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Vetëm eksperti i përzgjedhur do të njoftohet me anë të e-mailit.

Faleminderit!

 

Komiteti Shqiptar I Helsinkit

  • Tweet

What you can read next

NJOFTIM PËR SHTYP – THIRRJE E NJË GRUPIMI TË ORGANIZATAVE SHQIPTARE TË SHOQËRISË CIVILE
Më shumë transparencë për vlerësimin e aftësive profesionale të prokurorëve në kuadër të procesit të vettingut
GJENDJE TEPËR E RËNDË NË KOMISARIATIN DIBËR

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...
  • Kërkesë për ofertë për një ekspert statisticien të angazhuar në kuadër të hartimit të raportit studimor mbi matjen e perceptimit të publikut mbi influencat e palëve të treta

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit