Për angazhimin e një Ekspert për Median në projektin:
“Vlerësimi i të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës gjatë kryesimit të Shqipërisë në OSBE”
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të kryesimit të shtetit Shqiptar në OSBE, ka marrë përsipër realizimin e nismës “Vlerësimi i të Drejtave të Njeriut dhe Shtetit të së Drejtës gjatë kryesimit të Shqipërisë në OSBE”, mundësuar dhe mbështetur financiarisht nga Civic Solidarity Platform, rrjet i OJF-ve në mbarë OSBE-në, SIDA (Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar), Rrjeti Suedez i OSBE-së, Misioni Holandez në Vienë, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit shpall thirrjen për angazhimin të një ekspert për median, gjatë implementimit të kësaj iniciative. Eksperti i medias bazuar në kërkesat dhe të dhënat e vendosura në dispozicion nga stafi zbatues i K.Sh.H, duhet të:
- Angazhohet në rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve të kryera gjatë implementimit të nismës
- Të japi asistencë në lobim dhe avokim, në kuadrin e aktiviteteve dhe takimeve që lidhen me iniciativën e ndërmarrë.
- Kontribuojë në përgatitjen e materialeve të vizibilitetit si psh, postime në median sociale dhe në faqen zyrtare, intervista/artikuj në median e shkruar dhe elektronike, infografikë, etj, në bashkëpunim me stafin koordinues të projektit.
Periudha për të cilën eksperti i medias kërkohet të angazhohet në këtë projekt është Nëntor 2020-Dhjetor 2020.
KShH inkurajon aplikimet nga kandidatë, të cilët janë të interesuar për t’u angazhuar si ekspertë në këtë proces dhe plotësojnë këto kritere të aftësisë individuale, edukimit dhe aftësisë profesionale në vijim:
Aftësitë individuale
- Të jetë i/e pavarur, i/e paanshëm dhe me integritet;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip dhe jo vetëm;
- Të ketë aftësi analitike dhe mendim kritik;
- Të jetë i/e përgjegjshëm për respektimin e detyrave dhe afatet e vendosura;
- Të ketë aftësi të punojnë nën presionin e kohës.
Edukimi dhe aftësitë profesionale
- Arsimi i lartë.
- Të paktën 3 vjet përvojë pune në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe mediave.
- Të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze.
Të interesuarit të dërgojnë:
- Ofertë financiare (në euro /me TVSH), e cila nuk duhet të kalojë shumën maksimale prej 1’000 euro bruto.
- CV
- Letër motivimi
- Një material përmbledhës mbi bazat kryesore të metodologjisë që do të përdoret.(1-2 fq)
deri në datën 05 Nentor 2020.
Dokumentet do të dërgohen në formë elektronike në adresën e e-mailit office@ahc.org.al të Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Vetëm eksperti i përzgjedhur do të njoftohet me anë të e-mailit.
Faleminderit!
Komiteti Shqiptar I Helsinkit