Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të projektit të UNDP “Zgjerimi i shërbimit të ndihmës juridike falas për gratë dhe burrat në Shqipëri”, ka marrë përsipër zbatimin e nismës “Njohja e të drejtave përmes ndihmës juridike falas”, grant i cili është mundësuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë dhe financim të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC).
Komiteti Shqiptar i Helsinkit sa më sipër, shpall thirrjen për përzgjedhjen e një subjekti për dizenjimin dhe prodhimin e një video informuese/ ndërgjegjësuese nëpërmjet së cilës do të sigurojë informacionin e nevojshëm mbi ndihmën juridike parësore.
Qëllimi i kësaj video, i cili do të shpërndahet në rrjete sociale dhe në faqet zyrtare te organizatave pjesëmarrëse në këtë projekt, është përcjellja e mesazheve, opinioneve, të ekspertëve të fushës, avokatëve, përfaqësuesve të institucioneve kompetente për Ndihmën Juridike Falas.
Video duhet të përfshijë:
- Intervista/mesazhe të shkurtra mbi promovimin dhe ndihmën e dhënë për ndihmën juridike parësore falas nga autoritetet publike, si Drejtoria e Ndihmës Juridike pranë Ministrisë së Drejtësisë;
- Intervista/mesazhe të shkurtra mbi përcjelljen e mesazheve, opinioneve, të ekspertëve të fushës, avokatëve, përfaqësuesve të institucioneve kompetente për Ndihmën Juridike Falas;
- Intervista/mesazhe të shkurtra për rritjen e ndërgjegjësimit dhe transparencës së autoriteteve lokale në lidhje me politikat e tyre në mbrojtje e të drejtave të njeriut të grupeve vulnerabël;
- Elementë grafikë, animacion dhe titra.
- Elementë tingulli (sfond).
- Skenari do të bëhet në bashkëpunim me përfaqësues nga KSHH, zbatues të projektit;
- Video duhet të jetë rreth 1-2 minuta gjatë.
KShH inkurajon subjektet/kompanitë e interesuara që të dërgojnë në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al, deri në datën 15 Mars 2021, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Ofertën Financiare (në Lek /me TVSH Bruto)
- CV të subjektit;
- Certifikate regjistrimi;
- Listë me punimet e tyre, me linkun përkatës për secilën video.
Vetëm subjekti i përzgjedhur do të njoftohet me anë të e-mailit për të vijuar me lidhjen e kontratës dhe realizimin e videos.
Me konsideratë,
Komiteti Shqiptar i Helsinkit