Shoqëria civile shpreh shqetësimin për procesin e miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë të dhjetë projektligjeve të lidhura me paketën e reformës në drejtësi. Kuvendi ka miratuar në seancën e fundit plenare dhjetë projektligje në shkelje të procedurës sipas neneve 26, 27 dhe 28 të Rregullores së Kuvendit, për zhvillimin e seancave plenare dhe mbledhjeve të komisioneve parlamentare, të cilat kryhen sipas një programi pune të miratuar nga Konferenca e Kryetarëve.
Dje, me propozim të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kuvendi, vendosi të fusë në rendin e ditës diskutimin dhe miratimin e dhjetë projektligjeve që sjellin 154 ndryshime dhe shtesa në Kodin Penal, Kodet e Procedurës Penale dhe Civile, ligjet organike të Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorisë, ligjet për organizimin e sistemit gjyqësor dhe institucionet e reja kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Shoqëria civile shpreh shqetësimin se procesi i ndjekur për shqyrtimin dhe miratimin e këtyre projektligjeve krijon precedent negativ, pasi bie në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe Rregulloren e Kuvendit.
Neni 83, pika 3 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ndalon zbatimin e procedurës së përshpejtuar në shqyrtimin e projektligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Gjithashtu, e gjithë procedura e ndjekur, nga Komisioni i Ligjeve deri në miratimin e këtyre projektligjeve në seancë plenare, është kryer në mungesë të transparencës me publikun dhe konsultimit me të gjitha organet e sistemit të drejtësisë dhe shoqërinë civile, si dhe në kushte urgjence, në më pak se 30 ditë nga depozitimi në Kuvend më 25 shkurt 2021. Mungesa e një procesi konsultimi gjithëpërfshirës krijon klimë mosbesimi ndaj kësaj pakete ndryshimesh ligjore të reformës në drejtësi.
Historia e ndryshimeve të shpeshta në legjislacion, të miratuara me urgjencë, ka shfaqur jo pak probleme, sidomos në qëndrueshmërinë afatgjatë të tyre.
Shoqëria civile ka shprehur prej kohësh publikisht nevojën për një analizë të plotë dhe të kujdesshme të ecurisë së reformës në drejtësi, tashmë katër vite pas miratimit të saj. Qëllimi ynë ka qenë dhe mbetet nxitja e zhvillimit cilësor dhe të shpejtë të sistemit të drejtësisë, duke rritur efiçencën e sistemit gjyqësor dhe aksesin e qytetarëve.
Çdo nismë e ndërmarrë për këtë qëllim duhet të vijë në përputhje me standardet e duhura të proceseve ligjbërëse, në transparencë dhe konsultim të plotë, për të garantuar rritjen e besimit të publikut ndaj sistemit të drejtësisë.
Organizatat nënshkruese:
- Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT
- Balkan Investigative Reporting Network Albania, BIRN Albania
- Civil Rights Defenders
- Center for Bridging Communities
- CRCA/ECPAT Shqipëri
- Fondacioni Down Syndrome Albania
- Fondacioni “Mary Ward Loreto”
- Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (ADRF)
- Fondacioni Joscelyn
- Fondacioni “Së bashku”
- Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
- Fondacioni Raf
- Fondacioni “Partneritet për Zhvillim”
- Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut
- Gratë në Fokusin e Zhvillimit
- Instituti i Studimeve Politike (ISP)
- Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)
- Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri
- Instituti për Studime Ligjore dhe Publike
- Instituti i Zhvillimit të Habitatit (Co-Plan)
- Këshilli Shqiptar i Medias
- Komiteti Shqiptar i Helsinkit
- Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome
- Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve
- Organizata “Të ndryshëm dhe të barabartë”
- Organizata “Gruaja tek Gruaja”
- Organizata YMCATirana/Albania
- Organizata “People in Focus”
- Organizata “Well Point – Kujdes për të gjithë”
- Organizata “Ndihmoni Jetën”
- Organizata Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuar – MEDPAK
- Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
- Platforma Kombëtare për Gratë
- Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim
- Qendra Europiane
- Qendra Konsumatori Shqiptar
- Qendra “TREJA”
- Qendra “Community Reporters Albania”
- Qendra për zhvillim komunitar “Sot për të ardhmen”
- Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes
- Qendra Shqiptare e Kërkimeve Ekonomike (ACER)
- Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara
- Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë
- Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV)
- Qendra për Nisma Ligjore Qytetare
- Qendra ALTRI
- Qendra Rinore “Perspektiva”
- Qendra “Të Drejtat e Njeriut në Demokraci”
- Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes
- Qendra për Shëndetin Mendor – Mental Health Albania
- Qendra për Promovimin e Konkurrueshmërisë
- Qendra “Res Publica”
- Qendra e këshillimit të grave dhe shërbimeve sociale (Kukës)
- Roma Active Albania
- Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN)
- Rrjeti për Demokraci i Grave – WDN Albania
- Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
- Rrjeti i Informimit dhe Qytetarisë Aktive
- Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS)
- Shoqata Kombëtare e Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare
- Shoqata “Në dobi të Gruas Shqiptare”
- Shoqata “Dora Prindërore”
- Shoqata “Intelektualët e rinj, Shpresë”
- Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë
- Shoqata e Grave “Refleksione”
- Shoqata “Voice of Roma in Albania”
- Shoqata Lushnja
- Shoqata “Përtej Barrierave”
- Shoqata “Zejtarët e Veriut”
- Shoqata “Lëvizja për Zhvillimin e Turizmit” Ksamil
- Shoqata e Përfitimit Fizik Korçë